Transporti i mbetjeve të rrezikshme - Balluku: Porti i Durrësit s’ka lidhje me procesin, shërbimi kryhet nga koncesionari

Ola Mitre / SCAN
“Porti i Durrësit nuk ka përgjegjësi në drejtim të transportit të mbetjeve të rrezikshme”. Deklarata u bë nga ministrja e Infrastrukutrës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila në daljen pas mbledhjes së qeverisë komentoi skandalin e transportit ndërkombëtar të mbetjeve të rrezikshme, të gjeneruara nga kompania “Kurum”.
“Regjimi i përkohshëm i transportit të mbetjeve të rrezikshme në Republikën e Shqipërisë ka filluar në vitin 1998. Ka qenë një procedurë normale deri ditën që ka marrë këtë përmasë mediatike, sigurisht nga anëtarët e Konventës së Bazelit. Por, ajo çka është më e rëndësishme për t’u thënë është që Autoriteti Portual Durrës sigurisht që nuk ka asnjë lidhje me këtë proces, duke qenë se të gjithë jeni në dijeni, që janë procesuar nga një nga koncesionarët evropianë, që operojnë në Portin e Durrësit. Autoriteti Portual i Durrësit, me koncesionarin që ka kryer të gjithë këto transporte janë 2 entitete konkurrente”, - tha Balluku.
Ndërkaq, Balluku foli edhe për situatën e krijuar me 500 punonjësit e “Kurum”.
“Ka ndodhur vetëm para 2 ditësh. Ne jemi duke e analizuar situatën. Ka patur një njoftim të Kurum, ditë përpara për të thënë të drejtën, pranë Bashkisë së Elbasanit për një vështirësi përsa i përket operimeve. Por, ju e dini shumë mirë që qeveria shqiptare nuk është hera e parë që ka konflikte me kompaninë Kurum, të cilat janë ndjekur edhe juridikisht. Kështu që, ne do të vazhdojmë ta monitorojmë situatën. Kurum-i do jetë i detyruar që të japë shpjegimet e duhura. Kjo është një çështje sociale, pra tejkalon çështjet tregtare që mund të lidhen me marrëveshjet që Kurum ka me Bashkinë e Elbasanit apo edhe me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë”, - tha Balluku.
Alarmi për transportin e mbetjeve të dyshuara toksike nga Shqipëria, me destinacion Tajlandën u ngrit nga Basel Action Netëork (BAN), një organizatë mjedisore me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë që, do të jetë hetimi i nisur nga prokuroria shqiptare dhe institucioneve ndërkombëtare, siç është OLAF, që do të ekspozojnë përgjegjësit e shkeljes së Konventës së Bazelit.
Sondazh

13 milionë euro për policinë, shtesë fondesh për fermerët - Rishikohet buxheti për herë të dytë/ Si do të shpërndahen paratë?
Elisabeta Dosku/ SCAN Performanca pozitive në mbledhjen e të ardhurave, ka bërë që qeveria të rishikojë buxhetin për herë të dytë këtë vit, duke bërë......

Paga minimale në Kosovë rritet në 350 euro - Vendimi i qeverisë hyn në fuqi nga 1 tetori
Lidion Kulla/SCAN Qeveria e Kosovës vendos rritjen e pagës minimale bruto në 350 euro. Vendimi u njoftua nga kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e......

Sa netë qëndruan vizitorët në strukturat akomoduese? - Një turist u akomodua mesatarisht 2 netë përgjatë gjashtë muajve të parë
Xhorxhina Deda/SCAN Shifrat nga “Instituti i statistikave” tregojnë se në gjysmën e parë të vitit 2024 numri i vizitorëve në strukturat akomoduese u......

Pensionet private, me rritje të qëndrueshme - Numri i anëtarëve arrin në mbi 41 mijë. Vlera totale e aseteve 7,29 mld lekë
Lidion Kulla/SCAN Tregu i pensioneve private në Shqipëri ka vijuar zgjerimin e qëndrueshëm edhe gjatë tremujorit të dytë të këtij viti. Megjithatë......

Bie prodhimi i energjisë elektrike - Prill-qershor, INSTAT: Importet u rritën, ndërsa eksportët shënuan rënie
Ola Mitre / SCAN Tremujori i dytë i vitit nuk ka rezultuar pozitiv në drejtim të prodhimit të energjisë elektrike, pasi situata hidrike ndikoi në......

Bizneseve iu kthyen 147 milionë euro TVSH - Rriten rimbursimet me 37% për 7-mujorin e 2024-ës
Elisabeta Dosku/ SCAN Rritja e konsumit në vend dhe e kërkesës për mallra duke sjellë një ecuri pozitive në të ardhurat e mbledhura nga Tatimi mbi......

Kriptovalutat në ‘rënie të lirë’ mes një vale likuidimesh të forta - Bitcoin bie nën 60 mijë dollarë!
Edel Strazimiri / SCAN Kriptovalutat pësuan rënie që nga e marta, ndërsa kontratat e së ardhmes aziatike u ulën, duke shkaktuar një valë likuidimesh në......

DigitAlb nis sezonin e ri televiziv me ulje të jashtëzakonshme çmimesh deri në 40%
DigitAlb hap siparin e një sezoni të ri televiziv, duke sjellë për abonentët një ofertë speciale me ulje çmimesh deri në 40% për abonimet 12-mujore. Deri......