Bizneseve iu kthyen 147 milionë euro TVSH - Rriten rimbursimet me 37% për 7-mujorin e 2024-ës

Elisabeta Dosku/ SCAN
Rritja e konsumit në vend dhe e kërkesës për mallra duke sjellë një ecuri pozitive në të ardhurat e mbledhura nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, ka bërë që qeveria të tregohet edhe më “dorëlëshuar” në raport me rimbursimin e TVSH-së për bizneset.
Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave, tregojnë se vetëm për periudhën janar- korrik 2024, bizneseve u janë kthyer 14.7 miliardë lekë TVSH apo rreth 147 milionë euro, duke shënuar një rritje prej 37% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku u rimbursuan 10.7 miliardë lekë.
Ndërsa, nëse do ta analizojmë vetëm për muajin Korrik 2024, rimbursimi i bizneseve ka pësuar rënie me 10 për qind. Përgjatë këtij muaji u rikthyen tek sipërmarrjet afro 1.5 miliardë lekë, nga mbi 1.6 miliardë që u shpërndanë në Korrik 2023.
Të ardhurat nga TVSH bruto përgjatë 7 mujorit u rritën me 14% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke u regjistruar në afro 137 miliardë lekë, ndërsa për korrikun rezultuan me një rritje 16.6%
Personat e tatueshëm, të regjistruar për TVSH-në, që rezultojnë me tepricë kreditore mbi 400.000 mijë lekë, kanë të drejtë të paraqesin kërkesën për rimbursimin e TVSH-së pranë Drejtorisë së Rimbursimit të TVSH-së në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Kjo kërkesë paraqitet sipas formularit të miratuar “Kërkesë për rimbursimin e TVSH-së” (online si dhe zyrtarisht pranë Drejtorisë së Rimbursimit të TVSH-së në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve).
Rimbursimi i TVSH-së kryhet brenda 60 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës nëpërmjet sistemit të Thesarit. Kërkesa për rimbursim i nënshtrohet procedurës normale të rimbursimit duke iu nënshtruar analizës se riskut për rimbursim. Rimbursohen automatikisht brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës për rimbursim të TVSH-së, si persona me risk zero. Në rast të mosrimbursimit të shumës së miratuar për rimbursim, personit të tatueshëm i lind e drejta e mospagesës së detyrimeve të tjera tatimore në masën e TVSH-së së pretenduar për rimbursim.
Nëse një rimbursim, i cili duhej kryer nga administrata tatimore, nuk kryhet brenda afateve ligjore, administrata tatimore paguan kamatëvonesë për shumën e paguar më tepër.
Sondazh

Kriptovalutat në ‘rënie të lirë’ mes një vale likuidimesh të forta - Bitcoin bie nën 60 mijë dollarë!
Edel Strazimiri / SCAN Kriptovalutat pësuan rënie që nga e marta, ndërsa kontratat e së ardhmes aziatike u ulën, duke shkaktuar një valë likuidimesh në......

DigitAlb nis sezonin e ri televiziv me ulje të jashtëzakonshme çmimesh deri në 40%
DigitAlb hap siparin e një sezoni të ri televiziv, duke sjellë për abonentët një ofertë speciale me ulje çmimesh deri në 40% për abonimet 12-mujore. Deri......

OBSH: Rajonet me të ardhura të larta kanë njerëzit më pasivë në nivel global!
Edel Strazimiri / SCAN Nuk është sekret se një jetë e shëndetshme kërkon ushtrime të vazhdueshme dhe të mjaftueshme, por globalisht, shumë të rritur......

Të paktën 24 vende të BE-së po luftojnë me mungesën e mësuesve – Cila është arsyeja?
Edel Strazimiri / SCAN Ndërsa viti shkollor po fillon në të gjithë BE-në, 24 shtete anëtare po luftojnë me mungesat e mësuesve, duke ndikuar kështu në......

Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan ka rikuperuar disi nga dita e djeshme teksa është blerë sot me 89.4 lekë dhe është shitur me 90.3 lekë sipas kursit të këmbimit......

Yield-i i bonove zbret më tej në 3.15% - Niveli më i ulët që nga tetori 2023, pavarësisht kërkesës së ulët në ankand
Armela Duka/SCAN Gjatë vitit 2024, tregu i letrave me vlerë ka përjetuar një tendencë konstante të uljes së yield-eve, e nxitur edhe nga vendimi i......

Britania pritet të rrisë taksat - Starmer paralajmëron “vendime jopopullore” për të përmirësuar ekonominë
Kristi Ceta/SCAN Kryeministri britanik Keir Starmer tha se do t'i duhej të merrte vendime jopopullore, duke rritur mundësinë e taksave të mëdha për të......

BE arrin 90% të kapacitetit për ruajtjen e gazit - Objektivi arrihet para afatit për të dytin vit radhazi
Kristi Ceta/SCAN Bashkimi Evropian (BE) arriti objektivin e tij për të mbushur objektet e depozitimit të gazit në 90% të kapacitetit mbi dy muaj përpara......