Pensionet private, me rritje të qëndrueshme - Numri i anëtarëve arrin në mbi 41 mijë. Vlera totale e aseteve 7,29 mld lekë

Lidion Kulla/SCAN
Tregu i pensioneve private në Shqipëri ka vijuar zgjerimin e qëndrueshëm edhe gjatë tremujorit të dytë të këtij viti. Megjithatë numri i anëtarëve vijon të jetë ende shumë i ulët, krahasuar me totalin e kontribuesve në skemën e sigurimeve shoqërore.
Sipas të dhënave të publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, numri i anëtarëve në fondet e pensioneve, deri në fund të qershorit të këtij viti ishte 41,344 anëtarë, duke shënuar një rritje prej 8.29%, krahasuar me fundit e vitit 2023. Ndërkohë, sipas të dhënave të Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH), për vitin 2023 ishin rreth 783 mijë kontribues në skemën e sigurimeve shoqërore.
Në anën tjetër, këto shifra tregojnë edhe potencialin e madh që ka tregu i pensioneve private në vendin tonë, sepse numri i individëve që kontribuojnë në një pension privat është rreth 5.2% e numrit të përgjithshëm të kontribuesve në skemën e sigurimeve shoqërore.
Ndërkohë, vlera totale e aseteve neto në pensionet private arriti në 7.29 miliardë lekë ose në rreth 72.6 milionë euro, me një rritje prej 552 milionë lekë apo me 8.2%, krahasuar me fundit e vitit 2023. Për 6-mujorin e këtij viti, në tregun e pensioneve private ushtruan aktivitetin e tyre gjashtë fonde pensioni, ndërsa asetet investohen 100% në bono thesari dhe obligacione të qeverisë shqiptare.
Sondazh

Bie prodhimi i energjisë elektrike - Prill-qershor, INSTAT: Importet u rritën, ndërsa eksportët shënuan rënie
Ola Mitre / SCAN Tremujori i dytë i vitit nuk ka rezultuar pozitiv në drejtim të prodhimit të energjisë elektrike, pasi situata hidrike ndikoi në......

Bizneseve iu kthyen 147 milionë euro TVSH - Rriten rimbursimet me 37% për 7-mujorin e 2024-ës
Elisabeta Dosku/ SCAN Rritja e konsumit në vend dhe e kërkesës për mallra duke sjellë një ecuri pozitive në të ardhurat e mbledhura nga Tatimi mbi......

Kriptovalutat në ‘rënie të lirë’ mes një vale likuidimesh të forta - Bitcoin bie nën 60 mijë dollarë!
Edel Strazimiri / SCAN Kriptovalutat pësuan rënie që nga e marta, ndërsa kontratat e së ardhmes aziatike u ulën, duke shkaktuar një valë likuidimesh në......

DigitAlb nis sezonin e ri televiziv me ulje të jashtëzakonshme çmimesh deri në 40%
DigitAlb hap siparin e një sezoni të ri televiziv, duke sjellë për abonentët një ofertë speciale me ulje çmimesh deri në 40% për abonimet 12-mujore. Deri......

OBSH: Rajonet me të ardhura të larta kanë njerëzit më pasivë në nivel global!
Edel Strazimiri / SCAN Nuk është sekret se një jetë e shëndetshme kërkon ushtrime të vazhdueshme dhe të mjaftueshme, por globalisht, shumë të rritur......

Të paktën 24 vende të BE-së po luftojnë me mungesën e mësuesve – Cila është arsyeja?
Edel Strazimiri / SCAN Ndërsa viti shkollor po fillon në të gjithë BE-në, 24 shtete anëtare po luftojnë me mungesat e mësuesve, duke ndikuar kështu në......

Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan ka rikuperuar disi nga dita e djeshme teksa është blerë sot me 89.4 lekë dhe është shitur me 90.3 lekë sipas kursit të këmbimit......

Yield-i i bonove zbret më tej në 3.15% - Niveli më i ulët që nga tetori 2023, pavarësisht kërkesës së ulët në ankand
Armela Duka/SCAN Gjatë vitit 2024, tregu i letrave me vlerë ka përjetuar një tendencë konstante të uljes së yield-eve, e nxitur edhe nga vendimi i......