Paga minimale në Kosovë rritet në 350 euro - Vendimi i qeverisë hyn në fuqi nga 1 tetori

Lidion Kulla/SCAN
Qeveria e Kosovës vendos rritjen e pagës minimale bruto në 350 euro. Vendimi u njoftua nga kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e ekzekutivit. Sipas tij, niveli i pagës minimale do të jetë i çliruar nga tatimi.
“Me hyrjen në fuqi të ligjit për pagën minimale më në fund u hap rruga që edhe zyrtarisht të rritet paga minimale pas një pritje prej 13 vitesh. Ndërkaq sot do të shqyrtojmë propozimin që niveli i pagës minimale të jetë 2 euro për dy orë punë të rregullt apo 350 euro bruto në muaj për punë me orar të plotë. Paga minimale do të jetë e liruar nga tatimi. Kjo është rritja e dytë e pagës minimale brenda këtij mandati qeverisës”, tha Kurti.
Ndërkohë, ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se niveli i ri i pagës minimale do të fillojë të zbatohet nga muaji tetor.
“Përcaktimi i pagës së re minimale tashmë është bërë për orë pune, si dhe nëse kjo përkthehet me orar të plotë, atëherë rezulton me pagë mujore 350 bruto dhe do të filloj së zbatuari deri në tetor. Arsyeja është që kompanitë të arrijnë të përshtatin listat e pagave. Në mënyrë që ky vendim të zbatohet në plotni, do të sigurohemi përmes kontrolleve rutinore, apo përmes kontrolleve se vendimi i ri për pagën minimale nuk po zbatohet”, ka thënë ai.
Sipas Muratit, nëpërmjet këtij vendimi hiqet diskriminimi për grup moshat.
Sondazh

Sa netë qëndruan vizitorët në strukturat akomoduese? - Një turist u akomodua mesatarisht 2 netë përgjatë gjashtë muajve të parë
Xhorxhina Deda/SCAN Shifrat nga “Instituti i statistikave” tregojnë se në gjysmën e parë të vitit 2024 numri i vizitorëve në strukturat akomoduese u......

Pensionet private, me rritje të qëndrueshme - Numri i anëtarëve arrin në mbi 41 mijë. Vlera totale e aseteve 7,29 mld lekë
Lidion Kulla/SCAN Tregu i pensioneve private në Shqipëri ka vijuar zgjerimin e qëndrueshëm edhe gjatë tremujorit të dytë të këtij viti. Megjithatë......

Bie prodhimi i energjisë elektrike - Prill-qershor, INSTAT: Importet u rritën, ndërsa eksportët shënuan rënie
Ola Mitre / SCAN Tremujori i dytë i vitit nuk ka rezultuar pozitiv në drejtim të prodhimit të energjisë elektrike, pasi situata hidrike ndikoi në......

Bizneseve iu kthyen 147 milionë euro TVSH - Rriten rimbursimet me 37% për 7-mujorin e 2024-ës
Elisabeta Dosku/ SCAN Rritja e konsumit në vend dhe e kërkesës për mallra duke sjellë një ecuri pozitive në të ardhurat e mbledhura nga Tatimi mbi......

Kriptovalutat në ‘rënie të lirë’ mes një vale likuidimesh të forta - Bitcoin bie nën 60 mijë dollarë!
Edel Strazimiri / SCAN Kriptovalutat pësuan rënie që nga e marta, ndërsa kontratat e së ardhmes aziatike u ulën, duke shkaktuar një valë likuidimesh në......

DigitAlb nis sezonin e ri televiziv me ulje të jashtëzakonshme çmimesh deri në 40%
DigitAlb hap siparin e një sezoni të ri televiziv, duke sjellë për abonentët një ofertë speciale me ulje çmimesh deri në 40% për abonimet 12-mujore. Deri......

OBSH: Rajonet me të ardhura të larta kanë njerëzit më pasivë në nivel global!
Edel Strazimiri / SCAN Nuk është sekret se një jetë e shëndetshme kërkon ushtrime të vazhdueshme dhe të mjaftueshme, por globalisht, shumë të rritur......

Të paktën 24 vende të BE-së po luftojnë me mungesën e mësuesve – Cila është arsyeja?
Edel Strazimiri / SCAN Ndërsa viti shkollor po fillon në të gjithë BE-në, 24 shtete anëtare po luftojnë me mungesat e mësuesve, duke ndikuar kështu në......