Polonia do të ndërtojë centralin e parë bërthamor - Impianti pritet të nisë prodhimin brenda vitit 2040

Kristi Ceta/SCAN
Qeveria polake planifikon të caktojë 4.6 miliardë zllota (1.2 miliardë dollarë) në buxhetin e vitit 2025 për të përgatitur ndërtimin e termocentralit të parë bërthamor të vendit.
Polonia ka nevojë për energjinë e rinovueshme dhe prodhimin bërthamor për të ulur çmimin e energjisë elektrike dhe mbi të gjitha për të përmbushur kërkesën, sipas ministrisë së financave.
Shpenzimet fillestare për atë që me shumë mundësi do të jetë investimi më i madh në vend, u prezantuan disa ditë para mbledhjes së qeverisë, ku do të miratohet projektbuxheti për vitin e ardhshëm.
Në fillim të këtij muaji, qeveria supozoi se do të duhet të sigurojë rreth 16 miliardë dollarë për projektin në periudhën 2025-2030, përpara se të marrë fonde të mëtejshme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat do të furnizojnë teknologjinë e nevojshme.
Polonia ka informuar për një vonesë në ndërtimin e termocentralit të parë bërthamor të vendit, pasi për momentin prioritet janë planet e klimës dhe energjisë të administratës së kaluar.
Centrali bërthamor pritet të fillojë operimet brenda vitit 2040, disa vite më vonë se sa ishte planifikuar nga qeveria e mëparshme, që pretendonte se impianti do të ishte gati në 2032.
Për të ndërtuar centralin në bregdetin e Balltikut, administrata zgjodhi Westinghouse Electric, por modeli i financimit nuk është vendosur ende, ndërsa leja mjedisore për impiantin u dha në vitin 2023.
Sondazh

Çmimet e kafesë, në nivelet më të larta historike - Kushtet e pafavorshme të motit kanë rritur kostot
Kristi Ceta/SCAN Çmimet globale të kafesë janë rritur në nivele rekord për shkak të kushteve të pafavorshme të motit që prishin të korrat, duke çuar në......

Paketë për rijetëzimin e industrisë ushtarake - Vëngu: Do të shlyhen detyrimet ndaj punonjësve dhe ish-punonjësve
Hamit Yzeiraj/SCAN Qeveria ka miratuar paketën financiare për industrinë ushtarake, me qëllim shlyerjen e detyrimeve komplekseve ndaj punonjësve dhe......

APD/ Rriten me 15% volumet e mallrave të përpunuara në 7 muaj
4.2 milionë tonë mallra janë përpunuar gjatë 7 muajve në Kompleksin portual Durrës-Porto Romano ose 15% më shumë se e njëjta periudhë e 2023. Që prej......

Transporti i mbetjeve të rrezikshme - Balluku: Porti i Durrësit s’ka lidhje me procesin, shërbimi kryhet nga koncesionari
Ola Mitre / SCAN “Porti i Durrësit nuk ka përgjegjësi në drejtim të transportit të mbetjeve të rrezikshme”. Deklarata u bë nga ministrja e......

13 milionë euro për policinë, shtesë fondesh për fermerët - Rishikohet buxheti për herë të dytë/ Si do të shpërndahen paratë?
Elisabeta Dosku/ SCAN Performanca pozitive në mbledhjen e të ardhurave, ka bërë që qeveria të rishikojë buxhetin për herë të dytë këtë vit, duke bërë......

Paga minimale në Kosovë rritet në 350 euro - Vendimi i qeverisë hyn në fuqi nga 1 tetori
Lidion Kulla/SCAN Qeveria e Kosovës vendos rritjen e pagës minimale bruto në 350 euro. Vendimi u njoftua nga kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e......

Sa netë qëndruan vizitorët në strukturat akomoduese? - Një turist u akomodua mesatarisht 2 netë përgjatë gjashtë muajve të parë
Xhorxhina Deda/SCAN Shifrat nga “Instituti i statistikave” tregojnë se në gjysmën e parë të vitit 2024 numri i vizitorëve në strukturat akomoduese u......

Pensionet private, me rritje të qëndrueshme - Numri i anëtarëve arrin në mbi 41 mijë. Vlera totale e aseteve 7,29 mld lekë
Lidion Kulla/SCAN Tregu i pensioneve private në Shqipëri ka vijuar zgjerimin e qëndrueshëm edhe gjatë tremujorit të dytë të këtij viti. Megjithatë......