Energjia diellore, burimi kryesor i rinovueshëm - Kapaciteti i prodhimit është rritur me 188% nga viti 2018

Kristi Ceta/SCAN
Prodhimi global i energjisë elektrike nga fermat diellore ka tejkaluar prodhimin nga impiantet me erë që nga maji, duke shënuar shtrirjen më të gjatë ndonjëherë që energjia diellore ka qenë burimi kryesor i energjisë elektrike të rinovueshme në mbarë botën. Gjenerimi i energjisë elektrike nga dielli tejkaloi atë të erës në maj me 1.65 teravat orë (TWh) dhe në qershor me 9.57 TWh, sipas grupit të ekspertëve për energjinë Ember.
Të dhënat për gjenerimin global për muajin korrik nuk janë publikuar ende, por me shumë gjasa do të tregojnë një tepricë edhe më të madhe gjenerimi për asetet diellore duke pasur parasysh se korriku është muaji kulmor për prodhimin solar në të gjithë hemisferën veriore.
E njëjta gjë vlen edhe për gushtin, pasi është zakonisht muaji i dytë më i lartë i gjenerimit diellor dhe gjithashtu shënon pikën tipike vjetore të ulët për gjenerimin global të erës për shkak të shpejtësive të ulëta të saj.
Më parë, prodhimi i energjisë diellore e ka tejkaluar energjinë e erës vetëm në gusht dhe qershor të 2023 dhe kurrë më parë nuk ka krijuar një shtrirje kaq të qëndrueshme të gjenerimit më të lartë.
Megjithatë, sapo nivelet e prodhimit solar të ulen nga muaji i ardhshëm për shkak të ndryshimit të këndit të rrezeve të diellit, era do të rifitojë vendin e vet si energjia kryesore e rinovueshme në nivel global, e ndihmuar nga rritja e shpejtësisë së erës me fillimin e dimrit në të gjithë Evropën, Amerikën e Veriut dhe Azinë Veriore.
Për vitin 2024, gjenerimi total i energjisë elektrike me energji nga era pritet të jetë të paktën 30% më i madh se ai diellor, duke pasur parasysh se gjatë dimrit, prodhimi i erës mund të jetë më shumë se dyfishi i energjisë diellore.
Fermat me erë kanë qenë burimi më i madh i prodhimit të energjisë elektrike të rinovueshme për më shumë se 20 vjet, dhe në vitin 2023 gjeneruan 2,311 TWh energji elektrike krahasuar me 1,632 TWh nga asetet solare.
Megjithatë, gjenerimi diellor është rritur dy herë më shpejt se gjenerimi i erës gjatë pesë viteve të fundit, kryesisht për shkak të kostos shumë më të ulët dhe kohës më të shpejtë të ndërtimit të fermave diellore në krahasim me projektet e erës.
Kapaciteti i gjenerimit eror ka tejkaluar gjithashtu kapacitetin gjenerues të erës, duke u rritur me 188% nga 2018 në 2023 krahasuar me 80% rritje të kapacitetit të erës gjatë së njëjtës periudhe.
Sondazh

Kina redukton termocentralet e qymyrit me 80% - Pekini kryeson botën për impiantet e energjisë së rinovueshme
Kristi Ceta/SCAN Kina, ndërtuesi më i madh në botë i termocentraleve me qymyr, shkurtoi numrin e lejeve për impiantet e reja me gati 80% në gjysmën e......

Polonia do të ndërtojë centralin e parë bërthamor - Impianti pritet të nisë prodhimin brenda vitit 2040
Kristi Ceta/SCAN Qeveria polake planifikon të caktojë 4.6 miliardë zllota (1.2 miliardë dollarë) në buxhetin e vitit 2025 për të përgatitur ndërtimin e......

Çmimet e kafesë, në nivelet më të larta historike - Kushtet e pafavorshme të motit kanë rritur kostot
Kristi Ceta/SCAN Çmimet globale të kafesë janë rritur në nivele rekord për shkak të kushteve të pafavorshme të motit që prishin të korrat, duke çuar në......

Paketë për rijetëzimin e industrisë ushtarake - Vëngu: Do të shlyhen detyrimet ndaj punonjësve dhe ish-punonjësve
Hamit Yzeiraj/SCAN Qeveria ka miratuar paketën financiare për industrinë ushtarake, me qëllim shlyerjen e detyrimeve komplekseve ndaj punonjësve dhe......

APD/ Rriten me 15% volumet e mallrave të përpunuara në 7 muaj
4.2 milionë tonë mallra janë përpunuar gjatë 7 muajve në Kompleksin portual Durrës-Porto Romano ose 15% më shumë se e njëjta periudhë e 2023. Që prej......

Transporti i mbetjeve të rrezikshme - Balluku: Porti i Durrësit s’ka lidhje me procesin, shërbimi kryhet nga koncesionari
Ola Mitre / SCAN “Porti i Durrësit nuk ka përgjegjësi në drejtim të transportit të mbetjeve të rrezikshme”. Deklarata u bë nga ministrja e......

13 milionë euro për policinë, shtesë fondesh për fermerët - Rishikohet buxheti për herë të dytë/ Si do të shpërndahen paratë?
Elisabeta Dosku/ SCAN Performanca pozitive në mbledhjen e të ardhurave, ka bërë që qeveria të rishikojë buxhetin për herë të dytë këtë vit, duke bërë......

Paga minimale në Kosovë rritet në 350 euro - Vendimi i qeverisë hyn në fuqi nga 1 tetori
Lidion Kulla/SCAN Qeveria e Kosovës vendos rritjen e pagës minimale bruto në 350 euro. Vendimi u njoftua nga kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e......