3.3 mld euro për dekarbonizimin e industrisë - Berlini synon t’i çojë në zero emetimet e karbonit në 2045

Kristi Ceta/SCAN
Qeveria gjermane po investon 3.3 miliardë euro për dekarbonizimin e industrisë. Shuma e mësipërme do të financojë projekte për ta bërë industrinë më intensive të karbonit më miqësore me klimën, duke përfshirë groposjen e karbonit nën tokë.
Gjermania, shtëpia e ekonomisë më të madhe të Evropës dhe e shumë industrive me energji intensive, synon të ulë emetimet e saj në zero deri në vitin 2045.
Qeveria njoftoi në shkurt se planifikon të lejojë që karboni të ruhet nën tokë në vende larg qytetërimit. Në atë kohë u theksua se strategjia e menaxhimit të karbonit duhej ende të shndërrohej në legjislacion të detajuar.
Kundërshtarët pohojnë se e ashtuquajtura kapje dhe ruajtje e karbonit është e paprovuar në shkallë më të gjerë dhe ka qenë më pak efektive se alternativat si energjia diellore dhe e erës në dekarbonizimin e sektorit të energjisë.
Ministria e Ekonomisë në Gjermani planifikon të nisë programin muajin e ardhshëm. Kompanitë do të kenë tre muaj kohë për të paraqitur projektet e tyre mbështetëse. Plani pritet të zgjasë deri në vitin 2030, me tender vjetor.
Qeveria gjithashtu ka nisur një program, që synon të ndryshojë metodat e prodhimit, duke i bërë më miqësore me mjedisin dhe klimën.
Sondazh

Energjia diellore, burimi kryesor i rinovueshëm - Kapaciteti i prodhimit është rritur me 188% nga viti 2018
Kristi Ceta/SCAN Prodhimi global i energjisë elektrike nga fermat diellore ka tejkaluar prodhimin nga impiantet me erë që nga maji, duke shënuar......

Kina redukton termocentralet e qymyrit me 80% - Pekini kryeson botën për impiantet e energjisë së rinovueshme
Kristi Ceta/SCAN Kina, ndërtuesi më i madh në botë i termocentraleve me qymyr, shkurtoi numrin e lejeve për impiantet e reja me gati 80% në gjysmën e......

Polonia do të ndërtojë centralin e parë bërthamor - Impianti pritet të nisë prodhimin brenda vitit 2040
Kristi Ceta/SCAN Qeveria polake planifikon të caktojë 4.6 miliardë zllota (1.2 miliardë dollarë) në buxhetin e vitit 2025 për të përgatitur ndërtimin e......

Çmimet e kafesë, në nivelet më të larta historike - Kushtet e pafavorshme të motit kanë rritur kostot
Kristi Ceta/SCAN Çmimet globale të kafesë janë rritur në nivele rekord për shkak të kushteve të pafavorshme të motit që prishin të korrat, duke çuar në......

Paketë për rijetëzimin e industrisë ushtarake - Vëngu: Do të shlyhen detyrimet ndaj punonjësve dhe ish-punonjësve
Hamit Yzeiraj/SCAN Qeveria ka miratuar paketën financiare për industrinë ushtarake, me qëllim shlyerjen e detyrimeve komplekseve ndaj punonjësve dhe......

APD/ Rriten me 15% volumet e mallrave të përpunuara në 7 muaj
4.2 milionë tonë mallra janë përpunuar gjatë 7 muajve në Kompleksin portual Durrës-Porto Romano ose 15% më shumë se e njëjta periudhë e 2023. Që prej......

Transporti i mbetjeve të rrezikshme - Balluku: Porti i Durrësit s’ka lidhje me procesin, shërbimi kryhet nga koncesionari
Ola Mitre / SCAN “Porti i Durrësit nuk ka përgjegjësi në drejtim të transportit të mbetjeve të rrezikshme”. Deklarata u bë nga ministrja e......

13 milionë euro për policinë, shtesë fondesh për fermerët - Rishikohet buxheti për herë të dytë/ Si do të shpërndahen paratë?
Elisabeta Dosku/ SCAN Performanca pozitive në mbledhjen e të ardhurave, ka bërë që qeveria të rishikojë buxhetin për herë të dytë këtë vit, duke bërë......