Si do të shpërndahen 500 mln lekë shtesë në bujqësi? - Nga serat e reja, tek rrjetat antibreshër dhe sektori i peshkimit

Elisabeta Dosku/ SCAN
Qeveria ka miratuar një shtesë fondesh për Ministrinë e Bujqësisë në vlerën e 500 milionë lekëve. Vendim ky që ishte parashikuar që në fillim të hapjes së aplikimeve për skemën kombëtare të subvencioneve 2024, pasi fondi i vënë në dispozicion prej 3.2 miliardë lekësh ishte i pamjaftueshëm në raport me fluksin e aplikimeve nga ana e fermerëve. Numri i aplikantëve arriti në më shumë se 71 mijë, ku interes të lartë ka pasur për naftën falas për punime të mekanizuara në bujqësi.
Por si do të ndahet kjo shtesë në buxhet? Sipas Ministrisë së Bujqësisë, shtesa do të shkojë si mbështetje për fermerët për ndërtimin e serave të reja, po ashtu për herë të parë do ti kushtohet vëmendje ndërtimit të rrjetave antibreshër, pasi “pabesitë” e motit në kulmin e prodhimit kanë sjellë dëme të mëdha për prodhuesit.
Nga ana tjetër, fondi parashikohet të kanalizohet në ndërtimin e stallave. Para pak kohësh Ministria e Bujqësisë miratoi një udhëzim për ndërtimin e sallave sipas standardeve të duhura. Mekanizimi i sektorit të bujqësisë gjithashtu do të marrë vëmendje, duke përshpejtuar procese të ndryshme në këtë sektor.
Po ashtu do ti jepet rëndësi shtimit dhe përmirësimit të ujitjes dhe kullimit, si një zë shumë i rëndësishëm për të garantuar rritjen e prodhimit dhe cilësinë e tij. Në sektorin e peshkimit fondet do të kanalizohen për rrjetat, me qëllim rritjen e zënieve në det.
Ekspertët shpesh herë kanë nënvizuar se mbështetja për fermerët është shumë e ulët në raport me atë që japin vendet e rajonit dhe se nevojat për fondin e dhënë në formë grantesh arrijnë në rreth 100 milionë euro në vit. Megjithatë duke marrë në konsideratë dy vitet e mëparshme dhe perfomancën që do të kenë të ardhurat në buxhet, bujqësia mund të jetë përfituese e një shtese tjetër financimi.
Buxheti total fillestar i Ministrisë së Bujqësisë për vitin 2024 ishte programuar në rreth 14.2 miliardë lekë.
Sondazh

Impianti i ujit që transformon mbetjet në energji dhe produkte të tjera!
Edel Strazimiri / SCAN Nga hapja e një rubineti deri te shpëlarja e tualetit, pak prej nesh shpesh ndalojnë të marrin në konsideratë ndikimin mjedisor......

"Nuk ka shi prej dy vitesh": Greqia e Veriut përballet me mungesë të theksuar uji ndërsa thatësira vazhdon
Edel Strazimiri / SCAN Greqia e Veriut po përballet me një krizë të konsiderueshme uji për shkak të kushteve të thatësirës së zgjatur të përkeqësuar......

Prodhimi italian i vajit të ullirit në krizë – Shkak, nxehtësia ekstreme dhe thatësira!
Edel Strazimiri / SCAN Prodhimi i vajit të ullirit në Itali, veçanërisht në rajonin jugor të Pulias, po përballet me pasojat e të nxehtit ekstrem dhe......

Rritje e lehtë për valutat kryesore!
Dollari amerikan ka shënuar një rritje të lehtë mëngjesin e sotëm pasi në raport me dje është blerë sot me 89.8 lekë dhe është shitur me 90.8 lekë sipas......

Kursimet në Shqipëri arrijnë rekord të ri - 1.31 trilionë lekë në korrik. Rritje e ndjeshme e depozitave në lekë dhe valutë
Armela Duka/SCAN Depozitat në sistemin bankar kanë shfaqur një trend të qëndrueshëm rritës gjatë vitit të fundit, duke reflektuar besimin e qytetarëve......

1 mld lekë për të siguruar makinën jashtë vendit - Por, ulet numri i të huajve që kanë hyrë në Shqipëri me automjete
Lidion Kulla/SCAN Në kulmin e sezonit turistik veror, përveç flukseve rekord të hyrjeve të të huajve në vendin tonë, vihet re edhe një tendencë në......

3.3 mld euro për dekarbonizimin e industrisë - Berlini synon t’i çojë në zero emetimet e karbonit në 2045
Kristi Ceta/SCAN Qeveria gjermane po investon 3.3 miliardë euro për dekarbonizimin e industrisë. Shuma e mësipërme do të financojë projekte për ta......

Energjia diellore, burimi kryesor i rinovueshëm - Kapaciteti i prodhimit është rritur me 188% nga viti 2018
Kristi Ceta/SCAN Prodhimi global i energjisë elektrike nga fermat diellore ka tejkaluar prodhimin nga impiantet me erë që nga maji, duke shënuar......