Arsyet e forta që bizneset duhet të investojnë në turizëm - Harta me 4 zonat prioritare. Nga alpet, tek portet dhe Tirana

Elisabeta Dosku/ SCAN
Qeveria shqiptare u bën apel investitorëve të huaj dhe sipërmarrësve shqiptarë që të investojnë në sektorin e turizmit, duke e konsideruar me potenciale të larta zhvillimi. Agjencia Shqiptare e Investimeve ka hartuar një broshurë të posaçme informuese se përse ia vlen që të shtrihen investimet në këtë sektor.
Sipas dokumentit turizmi punëson 20 % të totalit të forcës punëtore në Shqipëri dhe është kontirbutori më i madh në ekonomi në rreth 8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ku numri i turistëve në 2023 arriti në mbi 10 milionë.
Referuar dokumentit një ndër arsyet për të investuar në këtë sektor është fakti se Shqipëria ka adoptuar një kuadër ligjor liberal i projektuar për të krijuar një klimë të favorshme për investitorët e huaj.
Ndër incentivat, përmendet përjashtimi nga të ardhurat korporative. Objektet akomoduese si “Hotele me katër dhe pesë yje, me status të veçantë” dhe mbajtësit e një marke të njohur dhe të regjistruar ndërkombëtarisht përjashtohen nga tatimi mbi të ardhurat e korporatave për një periudhë 10-vjeçare për ato struktura të cilat marrin status të veçantë deri në dhjetor 2024 duke filluar nga fillimi i aktivitetit, por jo më vonë se 3 vjet nga marrja e statusit special.
Përjashtimi nga taksa e ndikimit në infrastrukturë për objektet akomoduese “Hotele me pesë yje hotele, me status special”, mbajtës të një të njohur dhe të regjistruar ndërkombëtarisht, konsiderohet gjithashtu një avantazh. Po ashtu përjashtohen nga pagesa e taksës për ndikimin në infrastrukturë edhe investimet e subjekteve, të cilat kryejnë veprimtari pritëse të certifikuara si “agro- turizmin”, sipas legjislacionit në fuqi në fushën e turizmit.
Gjithashtu si avantazh, listohet dhe përjashtimi nga taksa mbi ndërtesat për strukturat akomoduese “Hotel/Resort me katër dhe pesë yje, status special”, siç përcaktohet në legjislacionin në fushën e turizmit, të cilët janë mbajtës të një marke të njohur dhe të regjistruar ndërkombëtarisht si dhe TVSH-ja 6 për qind për strukturat akomoduese.
Sa i takon hartës së fushave prioritare në zhvillimin e turizmit, janë përcaktuar Alpet shqiptare, jugu i ri, Portet dhe Marinat si dhe Tirana. Në dokument thuhet se Alpet Shqiptare janë një destinacion që lidhen me natyrën, aktivitetit dhe turizmit sportiv. Sa i takon jugut, nënvizohet se aeroporti i ri në jug do të sjellë një përmirësim të dukshëm. Po ashtu theksohet se marinat dhe portet kanë një potencial të lartë për tërheqjen e turistëve të huaj. Duke marrë parasysh se hyrjet nga deti janë rritur në Shqipëri, ka mundësi për tu zhvilluar 6 pika të reja porti me një të lartë shfrytëzimi. Ndërsa për kryeqytetin, argumentohet se Tirana do të vazhdojë të përmirësohet në infrastrukturë, të bëhet tërheqëse për ngjarje rajonale të biznesit dhe vizitorët e fundjavës, por edhe një qendër kulturore e turistike.
Sondazh

2 mld lekë shtesë për ujësjellësit - Fondi, për projektet me financim të huaj dhe detyrime të prapambetura
Ola Mitre / SCAN Buxheti për sektorin e ujësjellës – kanalizime do të rritet me 2 mld lekë, pas rishikimit të të ardhurave të miratuara në mbledhjen e......

12 mln lekë për ushtarë me paaftësi të përhershme - Ndryshimet në buxhet/ Si do bëhet sigurimi i personelit me misione ushtarake jashtë vendit
Hamit Yzeiraj/SCAN Ministria e Mbrojtjes do të sigurojë jetën e personelit të Forcave të Armatosura të dërguar në misione dhe stërvitje jashtë vendit......

Kullota me qira brenda zonave të mbrojtura - Udhëzimi: Veprimtaria të mos cenojë vlerat dhe funksionet natyrore e biologjike të territorit
Ola Mitre / SCAN Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka përcaktuar procedurat që duhet të ndiqen për dhënien me qira të kullotave që ndodhen brenda......

Kredia për ekonominë ngadalëson rritjen në korrik - U shtua me vetëm 2.3 miliardë lekë. Biznesi “largohet” nga huaja në valutë
Xhorxhina Deda/SCAN Kredia për ekonominë arriti në 798.3 miliardë lekë në fund të muajit korrik të këtij viti sipas të dhënave më të fundit të “Bankës......

Si do të shpërndahen 500 mln lekë shtesë në bujqësi? - Nga serat e reja, tek rrjetat antibreshër dhe sektori i peshkimit
Elisabeta Dosku/ SCAN Qeveria ka miratuar një shtesë fondesh për Ministrinë e Bujqësisë në vlerën e 500 milionë lekëve. Vendim ky që ishte parashikuar......

Impianti i ujit që transformon mbetjet në energji dhe produkte të tjera!
Edel Strazimiri / SCAN Nga hapja e një rubineti deri te shpëlarja e tualetit, pak prej nesh shpesh ndalojnë të marrin në konsideratë ndikimin mjedisor......

"Nuk ka shi prej dy vitesh": Greqia e Veriut përballet me mungesë të theksuar uji ndërsa thatësira vazhdon
Edel Strazimiri / SCAN Greqia e Veriut po përballet me një krizë të konsiderueshme uji për shkak të kushteve të thatësirës së zgjatur të përkeqësuar......

Prodhimi italian i vajit të ullirit në krizë – Shkak, nxehtësia ekstreme dhe thatësira!
Edel Strazimiri / SCAN Prodhimi i vajit të ullirit në Itali, veçanërisht në rajonin jugor të Pulias, po përballet me pasojat e të nxehtit ekstrem dhe......