Kreditimi i individëve vijon me ritme rekord - Financim i lartë nga bankat, sidomos për blerje banese

Xhorxhina Deda/SCAN
Huaja e re gjatë Korrikut është rritur ndjeshëm, pranë nivelit më të lartë që prej Korrikut të vitit 2018-të, kur totali i huasë së re regjistrohej në 29.5 miliardë lekë. Të dhënat më të fundit të "Bankës së Shqipërisë" tregojnë se totali i huasë së re gjatë Korrikut të këtij viti fiksohet pranë 29.3 miliardë lekëve. Pra, ky nivel është i dyti më i lartë që nga Korriku i vitit 2016-të. Rritja krahasuar më të njejtën periudhë të një viti më parë fiksohet në 30.9%.
Segmenti që duket se ka dhënë ndikimin kryesor në këtë rritje të kreditimit është treguesi i huasë për individët. Ky i fundit regjistron 8.6 miliardë lekë kredi të re gjatë Korrikut. Në këtë rast bëhet fjalë për vlerën më të lartë, të paktën që prej vitit 2016 kur nis edhe seria kohore e statistikave publike të Bankës së Shqipërisë në lidhje me këtë tregues.
Treguesi tjetër, ai i kredisë së re sektorin privat është regjistruar gjithashtu në rritje gjatë Korrikut të këtij viti, duke u vlerësuar pranë 20.7 miliardë lekëve, Kjo shifër vihet re të jetë e dyta më e lartë, pas Korrikut të vitit 2018-të.
Kredia për blerje banese nga individët regjistrohet gjithashtu në rritje, pranë 4.1 miliardë lekëve, nga mbi 3.7 miliardë lekë që kishte qenë gjatë rekordit të mëparshëm në Korrikun e vitit 2021.
Rritjen më të madhe në këtë segment e regjistron pikërisht kredia e re për blerje banese në lekë, që është ngjitur pranë vetëm 3.2 miliardë lekëve dhe është rritur me 72%, krahasuar me Korrikun e vitit 2023. Ndërkohë, kredia e re për blerje banesash në euro arriti në 920 milionë lekë, nga 897.7 milionë që ishte në vitin 2023.
Sondazh

Gjermania nis kërkimet për litium - Synohet prodhimi i baterive për 800,000 makina elektrike në vit
Kristi Ceta/SCAN Kompania gjermane e minierave Zinnwald Lithium GmbH planifikon të ndërtojë një minierë litiumi në qytetin e Altenberg, pas kërkimeve e......

Britania ndryshon strategjinë për “IA” - Qeveria redukton investimet direkte në industrinë e re
Kristi Ceta/SCAN Qeveria laburiste e Britanisë po harton një strategji të re, me kosto të ulët për inteligjencën artificiale, duke i dhënë përparësi......

Arsyet e forta që bizneset duhet të investojnë në turizëm - Harta me 4 zonat prioritare. Nga alpet, tek portet dhe Tirana
Elisabeta Dosku/ SCAN Qeveria shqiptare u bën apel investitorëve të huaj dhe sipërmarrësve shqiptarë që të investojnë në sektorin e turizmit, duke e......

2 mld lekë shtesë për ujësjellësit - Fondi, për projektet me financim të huaj dhe detyrime të prapambetura
Ola Mitre / SCAN Buxheti për sektorin e ujësjellës – kanalizime do të rritet me 2 mld lekë, pas rishikimit të të ardhurave të miratuara në mbledhjen e......

12 mln lekë për ushtarë me paaftësi të përhershme - Ndryshimet në buxhet/ Si do bëhet sigurimi i personelit me misione ushtarake jashtë vendit
Hamit Yzeiraj/SCAN Ministria e Mbrojtjes do të sigurojë jetën e personelit të Forcave të Armatosura të dërguar në misione dhe stërvitje jashtë vendit......

Kullota me qira brenda zonave të mbrojtura - Udhëzimi: Veprimtaria të mos cenojë vlerat dhe funksionet natyrore e biologjike të territorit
Ola Mitre / SCAN Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka përcaktuar procedurat që duhet të ndiqen për dhënien me qira të kullotave që ndodhen brenda......

Kredia për ekonominë ngadalëson rritjen në korrik - U shtua me vetëm 2.3 miliardë lekë. Biznesi “largohet” nga huaja në valutë
Xhorxhina Deda/SCAN Kredia për ekonominë arriti në 798.3 miliardë lekë në fund të muajit korrik të këtij viti sipas të dhënave më të fundit të “Bankës......

Si do të shpërndahen 500 mln lekë shtesë në bujqësi? - Nga serat e reja, tek rrjetat antibreshër dhe sektori i peshkimit
Elisabeta Dosku/ SCAN Qeveria ka miratuar një shtesë fondesh për Ministrinë e Bujqësisë në vlerën e 500 milionë lekëve. Vendim ky që ishte parashikuar......