Europa Postuar më 30 Gusht 2024, 11:40

Gjermania nis kërkimet për litium - Synohet prodhimi i baterive për 800,000 makina elektrike në vit

Nga SCAN TV
Gjermania nis kërkimet për litium - Synohet prodhimi i baterive

Kristi Ceta/SCAN

 

Kompania gjermane e minierave Zinnwald Lithium GmbH planifikon të ndërtojë një minierë litiumi në qytetin e Altenberg, pas kërkimeve e provave për nxjerrjen dhe përpunimin e metalit të çmuar.

Ai është një nga lëndët e para më të rëndësishme për prodhimin e baterive të makinave elektrike. Depozitat më të mëdha në botë ndodhen në "trekëndëshin e litiumit" midis Bolivisë, Argjentinës dhe Kilit.

Me projektin e fundit, Gjermania synon të reduktojë varësinë nga Kina, prej së cilës importon bateritë e automjeteve elektrike.

Deri në vitin 2030, Bashkimi Evropian synon të mbulojë një të dhjetën e nevojave të për lëndë të para strategjike nga prodhimi i brendshëm, duke përfshirë litiumin, i cili nevojitet urgjentisht për tranzicionin e energjisë.

Rezervat e metalit në Altenberg të Gjermanisë janë më të mëdha se sa pritej. Në vitet e fundit, Zinnwald Lithium GmbH kreu shpime të mëtejshme. Kompania tha se burimet minerale janë rritur nga 125,000 tonë që parashikohej më parë, në 429,000 tonë.

Ndërmarrja dëshiron të prodhojë deri në 18,000 tonë hidroksid litiumi në vit, mjaftueshëm për rreth 800,000 makina elektrike.

Zinnwald Lithium deri më tani ka investuar rreth 25 milionë euro. Për realizimin e plotë të projektit nevojiten mbi 500 milionë euro. Qëllimi i kompanisë është të marrë fonde nga investitorët ose nga qeveria federale.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat