Meta do furnizohet me energji gjeotermike - Marrëveshja synon të përballojë investimet në “IA”

Kristi Ceta/SCAN
Pronari i Facebook, Meta Platforms, arriti një marrëveshje për të blerë energji gjeotermike nga Sage Geosystems që të furnizojë qendrat e të dhënave në SHBA. Kompania synon të ndërtojë infrastrukturën që do të mbështesë investimet masive për inteligjencën artificiale.
Faza e parë e projektit 150 megavat duhet të fillojë operimin deri në vitin 2027 dhe të zgjerojë "dukshëm" përdorimin e energjisë gjeotermike në Shtetet e Bashkuara, tha kompania e mediave sociale. Vendndodhja ende nuk është përcaktuar, por kompanitë thanë se do të jetë në lindje të Maleve Shkëmbore. Kushtet financiare të marrëveshjes nuk u zbuluan.
Energjia gjeotermike është një burim energjie i rinovueshëm që përdor nxehtësinë e brendshme të Tokës për të prodhuar energji elektrike dhe ngrohjen e ujit. Njëqind e pesëdhjetë megavat është përafërsisht e mjaftueshme për të furnizuar me energji 38,000 shtëpi.
Adoptimi i teknologjive të inteligjencës artificiale kërkon sasi të mëdha energjie elektrike për të furnizuar qendrat e të dhënave dhe ky zhvillim mund të komplikojë objektivin e Shteteve të Bashkuara për dekarbonizimin e sektorit të energjisë deri në vitin 2035.
Një zëdhënës i Meta tha se kompania priste që Sage Geosystems të ushqente rrjetin e energjisë, në vend që të furnizonte drejtpërdrejt ndonjë qendër specifike të të dhënave.
Inteligjenca artificiale ka bërë që shpenzimet e kompanisë të rriten. Muajin e kaluar, Meta parashikoi se shpenzimet kapitale për vitin 2024 do të arrinin midis 37 dhe 40 miliardë dollarë, ndërsa paralajmëroi se kostot e infrastrukturës do të vazhdojnë të jenë një "motor i rëndësishëm" i rritjes së shpenzimeve në 2025.
Sondazh

Kreditimi i individëve vijon me ritme rekord - Financim i lartë nga bankat, sidomos për blerje banese
Xhorxhina Deda/SCAN Huaja e re gjatë Korrikut është rritur ndjeshëm, pranë nivelit më të lartë që prej Korrikut të vitit 2018-të, kur totali i huasë së......

Gjermania nis kërkimet për litium - Synohet prodhimi i baterive për 800,000 makina elektrike në vit
Kristi Ceta/SCAN Kompania gjermane e minierave Zinnwald Lithium GmbH planifikon të ndërtojë një minierë litiumi në qytetin e Altenberg, pas kërkimeve e......

Britania ndryshon strategjinë për “IA” - Qeveria redukton investimet direkte në industrinë e re
Kristi Ceta/SCAN Qeveria laburiste e Britanisë po harton një strategji të re, me kosto të ulët për inteligjencën artificiale, duke i dhënë përparësi......

Arsyet e forta që bizneset duhet të investojnë në turizëm - Harta me 4 zonat prioritare. Nga alpet, tek portet dhe Tirana
Elisabeta Dosku/ SCAN Qeveria shqiptare u bën apel investitorëve të huaj dhe sipërmarrësve shqiptarë që të investojnë në sektorin e turizmit, duke e......

2 mld lekë shtesë për ujësjellësit - Fondi, për projektet me financim të huaj dhe detyrime të prapambetura
Ola Mitre / SCAN Buxheti për sektorin e ujësjellës – kanalizime do të rritet me 2 mld lekë, pas rishikimit të të ardhurave të miratuara në mbledhjen e......

12 mln lekë për ushtarë me paaftësi të përhershme - Ndryshimet në buxhet/ Si do bëhet sigurimi i personelit me misione ushtarake jashtë vendit
Hamit Yzeiraj/SCAN Ministria e Mbrojtjes do të sigurojë jetën e personelit të Forcave të Armatosura të dërguar në misione dhe stërvitje jashtë vendit......

Kullota me qira brenda zonave të mbrojtura - Udhëzimi: Veprimtaria të mos cenojë vlerat dhe funksionet natyrore e biologjike të territorit
Ola Mitre / SCAN Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka përcaktuar procedurat që duhet të ndiqen për dhënien me qira të kullotave që ndodhen brenda......

Kredia për ekonominë ngadalëson rritjen në korrik - U shtua me vetëm 2.3 miliardë lekë. Biznesi “largohet” nga huaja në valutë
Xhorxhina Deda/SCAN Kredia për ekonominë arriti në 798.3 miliardë lekë në fund të muajit korrik të këtij viti sipas të dhënave më të fundit të “Bankës......