Shqipëria Postuar më 30 Gusht 2024, 13:17

Euro ra me 0.49% ndaj lekut në gusht - E mbylli muajin në 99.65 lekë, pranë nivelit më të ulët historik

Nga SCAN TV
Euro ra me 0.49% ndaj lekut në gusht - E mbylli muajin në 99.65

Lidion Kulla/SCAN

Rënia e euros në tregun e brendshëm nuk është ndalur as gjatë muajit gusht, por megjithatë ky zhvlerësim ka qenë më i moderuar. Duket se flukset e mëdha të euros në ekonominë shqiptare, për shkak të numrit të lartë të turistëve, po ushtrojnë presion mbi monedhën europiane, pavarësisht se në tregjet ndërkombëtare po qëndron në nivelin më të lartë në thuajse 1 vit, përballë dollarit amerikan.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane e mbylli muajin gusht në nivelin mesatar të 99.65 lekëve, ndërsa në datën 1 gusht kuotohej mesatarisht në 100.14 lekë. Në këtë mënyrë, monedha europiane ka humbur 0.49% të vlerës në raport me lekun, gjatë muajit gusht dhe po qëndron pranë nivelit më të ulët në histori, prej 99.6 lekësh të regjistruar po gjatë gushtit.

Megjithatë, duket se euro i ka rezistuar presionit përgjatë muajve korrik dhe gusht, kur fluksi i valutës është më i madh në ekonominë shqiptare si pasojë e numrit të lartë të turistëve. Deri datën 10 gusht, euro i rezistoi nivelit psikologjik të 100 lekëve, falë edhe disa ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë për të blerë monedhën europiane në tregun e brendshëm.

Gjatë këtij viti, me objektivin e rritjes së rezervës valutore, Banka Qendrore synon të blejë përmes ankandeve mes 250-330 milionë euro, por nëse vërehen situata anormale në treg, ky institucion mund të ndërhyjë për të stabilizuar kursin e këmbimit të lekut me valutat kryesore, sidomos me euron.

Leku është forcuar edhe përballë monedhave të tjera kryesore, pjesërisht, për shkak të dobësimit të euros, që është valuta referuese në përcaktimin e kursit të lekut me monedhat e tjera. Referuar të dhënave historike, zakonisht euro ka një tendencë në rritje pas muajit shtator, për shkak të rënies së prurjeve në valutë të huaj në ekonominë tonë.

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 30 Gusht

Java mbyllet negativisht për valutat kryesore!

  Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë në rënie pasi në raport me dje është blerë sot me 89.5 lekë dh është shitur me 90.5 lekë sipas kursit të këmbimit......

Live TV

Të fundit
Amerika 22 Prill Kristi Ceta

A mundet Trump ta shkarkojë Powell nga Fed?

Presidenti Donald Trump ka vazhduar sulmin e tij verbal ndaj Kryetarit të Rezervës Federale, Jerome Powell, për shkak të refuzimit të Fed për të ulur më tej......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Amerika 22 Prill Kristi Ceta

A mundet Trump ta shkarkojë Powell nga Fed?

Presidenti Donald Trump ka vazhduar sulmin e tij verbal ndaj Kryetarit të Rezervës Federale, Jerome Powell, për shkak të refuzimit të Fed për të ulur më tej......