33.7 mld lekë leje ndërtimi në tre muaj - Rekord edhe për sipërfaqet. Ndërtimet rezidenciale, pjesa më e madhe e investimeve

Armela Duka/SCAN
Rreth 33.7 miliardë lekë është vlera e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike në tremujorin e dytë 2024, nga 24.4 miliardë lekë të së njëjtës periudhë të një viti më parë, duke shënuar një rritje prej 38.1%.
Edhe sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja është rritur me 29.4% duke kaluar në 844.137 metër katror, nga 652.136 metër katror që ishte miratuar një vit më parë.
“Scan Intel” ka analizuar të dhënat për të kuptuar sesa ishte vlera e lejeve të ndërtimit përgjatë 6 muajve të parë të vitit. Shifrat tregojnë se kjo vlerë arrin në 47.3 miliardë lekë. Ndërkohë, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit për këtë gjashtëmujor arriti në 1 milion metër katror.
Por, për çfarë u dhanë më shumë leje? Në tremujorin e dytë 2024 janë miratuar gjithsej 354 leje ndërtimi për një sipërfaqe totale prej 844,137 metër katror, me një vlerë prej 29,8 miliardë lekë për ndërtime të reja dhe 3,8 miliardë lekë për rikonstruksione.
Nga totali 254 i përkasin kategorisë leje ndërtimi për banesa rezidenciale që përbëjnë rreth 72% të lejeve gjithsej. 100 prej tyre janë leje për ndërtesa të tjera jorezidente që përfshijnë hotele, ndërtesa tregtare, për zyra etj. Nga ana tjetër, janë miratuar 5 projekte për punime inxhinierike ku investimet kryesore janë në infrastrukturë transporti, linjat e ujësjellësve dhe energjisë elektrike.
Nëse analizojmë strukturën e vlerës së përafërt të lejeve të ndërtimit për tremujorin e dytë 2024 vëmë re se ndërtimet rezidente përbëjnë 77.7% të vlerës totale, ato jorezidente 18% dhe punimet inxhinerike 11.3%.
Sondazh

Çfarë parashikojnë ndryshimet në buxhet? - Nga fondi i rindërtimit, tek investimet në infrastrukturë dhe bujqësia
Elisabeta Dosku/ SCAN Performanca e mirë në të ardhurat buxhetore përgjatë 7 muajve të këtij viti, e cila ka ardhur kryesisht për shkak të rritjes së......

Java mbyllet negativisht për valutat kryesore!
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë në rënie pasi në raport me dje është blerë sot me 89.5 lekë dh është shitur me 90.5 lekë sipas kursit të këmbimit......

Serbia nënshkruan një marrëveshje prej 2.7 miliardë euro me Francën për 12 avionë luftarakë!
Edel Strazimiri / SCAN Presidenti francez Emmanuel Macron nënshkroi të enjten një marrëveshje me homologun e tij serb Aleksandar Vuçiç për të shitur 12......

Birra e prodhuar në hapësirë ka shije më të mirë?!
Edel Strazimiri / SCAN Pas ilaçeve dhe printimit 3D, tani po përpiqemi të prodhojmë edhe birrë në mikrogravitet, duke simuluar kushtet hapësinore në......

Ndryshimet klimatike i kushtojnë Greqisë 2,3 mld euro/vit - Moti ekstrem do të sjellë efekte negative në aktivitetin ekonomik
Kristi Ceta/SCAN Komiteti për Studimin e Efekteve të Ndryshimeve Klimatike (EMEKA) i Bankës së Greqisë vlerësoi koston e ndryshimeve klimatike të......

Jashtë bankave qarkullojnë 4 mld euro! - Në korrik 2024 regjistrohet niveli më i lartë në histori
Lidion Kulla/SCAN Paraja që qarkullon jashtë bankave në Shqipëri ka vijuar tendencën në rritje edhe gjatë muajit korrik të këtij viti dhe ka......

Ekonomia “gri” i kushton buxhetit 700 mln euro/vit - Mbi 80,000 maqedonas punojnë në sektorin informal
Kristi Ceta/SCAN Maqedonia e Veriut është një ndër shtetet me normat më të larta të ekonomisë informale në Evropë, që i kushton arkës së shtetit rreth......

Meta do furnizohet me energji gjeotermike - Marrëveshja synon të përballojë investimet në “IA”
Kristi Ceta/SCAN Pronari i Facebook, Meta Platforms, arriti një marrëveshje për të blerë energji gjeotermike nga Sage Geosystems që të furnizojë......