Shqipëria Postuar më 30 Gusht 2024, 14:29

5% e shqiptarëve, përdorues të kriptomonedhave- Raporti/ Të ardhurat nga kriptot në vend arrijnë në 1.2 mln dollarë

Nga SCAN TV
5% e shqiptarëve, përdorues të kriptomonedhave- Raporti/ Të

Hamit Yzeiraj/SCAN

 

Të ardhurat pasive po bëhen gjitmonë e më shumë një mënyrë e mirë për të tërhequr investitorë të rinj.

Të dhënat nga platforma “STATISTA” tregojnë se numri I përdoruesve në tregun e kriptomonedhave në Shqipëri përllogaritet të arrijë deri në 126 mijë përgjatë vitit të ardhshëm, ose e thënë ndryshe 1 në 19 banorë në vendin tonë mbajnë kriptomonedha në portofolet e tyre virtuale si binance, bybit etj.

Edhe pse një vend ku zhvillimet teknologjike nuk janë pikat më të forta, duket se shqiptarët janë dashuruar mbas bitcoin me kriptove të tjera.

Të ardhurat nga tregu për vitin aktual përllogarit deri në 1.2 milionë dollarë për vendin tone, ku të ardhurat mesatare për përdorues arrijnë në 9.5 dollarë.

Kriptomonedha më e madhe bitcoin momentalisht po këmbehet me 60 mijë dollarë. Sipas specialistëve, bitcoin pritet të këmbehet me 150 mijë dollarë deri në fund të 2025.

 

Shqipëria 30 Gusht

Java mbyllet negativisht për valutat kryesore!

  Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë në rënie pasi në raport me dje është blerë sot me 89.5 lekë dh është shitur me 90.5 lekë sipas kursit të këmbimit......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat