Ulen humbjet e energjisë në rrjet - Pas aksionit të OSSH, vjedhjet ranë me 11.2%. Edhe humbjet teknike, në përmirësim

Ola Mitre / SCAN
Humbjet e energjisë elektrike në rrjetin e shpërndarjes pësuan rënie me 8.6% gjatë 3-mujorit të dytë të këtij viti, në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave kontributin më të madh në këtë rënie e ka dhënë ulja e humbjeve joteknike, ku futen vjedhjet e energjisë, që u ulën me 11.2% krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2023. Ndërkohë që, humbjet teknike në shpërndarje shënuan rënie me 7,5 %, në raport me periudhën prill – qershor të një viti më parë.
Reduktimi i humbjeve të energjisë që vijnë nga lidhjet e paligjshme përkon me rritjen e kontrolleve nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes për abuzime me energjinë elektrike tek subjekte të ndryshme në vend. Sipas OSSH, kontrollet janë kryer në kuadër të zbatimit të ligjit dhe luftës kundër informalitetit, teksa bazuar në analizat e riskut, gjatë periudhës deri në korrik janë ushtruar mbi 12 mijë kontrolle, tek subjektet që paraqesin mundësi abuzimi me energjinë elektrike. Nga këto kontrolle janë konstatuar vjedhje të energjisë elektrike në 32 subjekte, të cilat janë proceduar në polici për shkelje të ligjit të energjisë.
Në total në rrjetin elektrik, duke përfshirë linjat e transmetimit dhe shpërndarjs në periudhën prill – qershor 2024 humbjet në rrjet arritën vlerën 323 gWh.
Sondazh

Tregu i fluturimeve në Kinë, më i madhi në botë në 2043 - Pekini pritet të dyfishojë flotën e avionëve në dekadat e ardhshme
Kristi Ceta/SCAN Tregu i udhëtimeve ajrore i Kinës do të kalojë atë të Shteteve të Bashkuara për t'u bërë më i madhi në botë deri në vitin 2043. Ai......

2.9 mld lekë dëme të paguara nga aksidentet - Gjatë 2024 kanë ndodhur 33.2% më shumë raste se 1 vit më parë
Lidion Kulla/ SCAN Rritja e numrit të aksidenteve rrugore gjatë këtij viti, ka shtuar edhe pagesën e dëmeve nga kompanitë e sigurimeve. Sipas të dhënave të......

Dëmet nga krimet kibernetike, 300 mld USD - Në Gjermani, kostot u rritën me 29% krahasuar me një vit më parë
Kristi Ceta/SCAN Krimi kibernetik dhe aktet e tjera të sabotimit u kanë kushtuar kompanive gjermane rreth 267 miliardë euro (298 miliardë dollarë) vitin e......

Korea e Jugut planifikon iniciativën e “gjelbër” - Synon përdorimin e karburantit të qëndrueshëm për fluturimet
Kristi Ceta/ SCAN Korea e Jugut synon të sigurojë që të gjitha fluturimet ndërkombëtare të përdorin një përzierje prej rreth 1% të karburantit të......

Sa është fondi për indeksimin e pensioneve? - Numri i përfituesve rritet me mbi 8 mijë, financimi mbetet në “vend”
Elisabeta Dosku/ SCAN Rritja e perfomancës së të ardhurave në buxhet dhe rialokimet që u bënë me anë të aktit normativ, nuk prekën fondin e parashikuar për......

5% e shqiptarëve, përdorues të kriptomonedhave- Raporti/ Të ardhurat nga kriptot në vend arrijnë në 1.2 mln dollarë
Hamit Yzeiraj/SCAN Të ardhurat pasive po bëhen gjitmonë e më shumë një mënyrë e mirë për të tërhequr investitorë të rinj. Të dhënat nga platforma......

Central diellor në Pogradec - Dorëzohet aplikimi për projektin 30 MW, nuk përfiton nga masat mbështesëse
Ola Mitre / SCAN Viti 2024 ka regjistruar një interes të lartë të investitorëve për centrale të mëdhenj fotovoltaikë, teksa së fundmi një aplikim i ri......

Euro ra me 0.49% ndaj lekut në gusht - E mbylli muajin në 99.65 lekë, pranë nivelit më të ulët historik
Lidion Kulla/SCAN Rënia e euros në tregun e brendshëm nuk është ndalur as gjatë muajit gusht, por megjithatë ky zhvlerësim ka qenë më i moderuar. Duket se......