Korea e Jugut planifikon iniciativën e “gjelbër” - Synon përdorimin e karburantit të qëndrueshëm për fluturimet

Kristi Ceta/ SCAN
Korea e Jugut synon të sigurojë që të gjitha fluturimet ndërkombëtare të përdorin një përzierje prej rreth 1% të karburantit të qëndrueshëm të aviacionit (SAF) nga viti 2027.
Vendi ka si qëllim të përgatitet për reduktimin e karbonit që bëhet i detyrueshëm për anëtarët e Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO) pas 3 vitesh, sipas ministrive të industrisë dhe transportit.
"Si eksportuesi numër 1 në botë i karburantit të aviacionit, Korea e Jugut ka nevojë për mbështetje të guximshme politike për t'u përgatitur për tregun e qëndrueshëm, si një motor premtues i rritjes në përgjigje të zgjerimit të kërkesës globale," u shprehën zëdhënësit.
Gjashtë linja ajrore të vendit, përfshirë Korean Air, kanë filluar të përziejnë 1% të karburantit të qëndrueshëm me lëndën djegëse për një linjë ndërkombëtare një herë në javë, duke nisur nga ky vit.
Kjo alternativë prodhohet nga lëndët fillestare bujqësore dhe mbetjet ushqimore. Kërkesa për të pritet të rritet në 18.35 milion ton në 2030, nga 240,000 tonë që ishte në 2022, sipas të dhënave nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror.
Për industrinë e rafinimit të naftës, qeveria tha se po shqyrton lehtësime më të gjera tatimore për investimet në zhvillimin e karburantit të qëndrueshëm, si dhe stimuj për të lehtësuar barrën e kostove të larta të prodhimit në të ardhmen.
Në vitin 2022, Korea eksportoi karburant avioni me vlerë prej 14.8 trilionë dollarësh. Megjithatë, vendi mbetet pas shteteve si SHBA dhe Kina në sektorin e gjelbër. Në nivel global, ekzistojnë 323 objekte prodhimi të karburantit të qëndrueshëm, asnjë prej të cilave nuk ndodhet në Korenë e Jugut.
Sondazh

Sa është fondi për indeksimin e pensioneve? - Numri i përfituesve rritet me mbi 8 mijë, financimi mbetet në “vend”
Elisabeta Dosku/ SCAN Rritja e perfomancës së të ardhurave në buxhet dhe rialokimet që u bënë me anë të aktit normativ, nuk prekën fondin e parashikuar për......

5% e shqiptarëve, përdorues të kriptomonedhave- Raporti/ Të ardhurat nga kriptot në vend arrijnë në 1.2 mln dollarë
Hamit Yzeiraj/SCAN Të ardhurat pasive po bëhen gjitmonë e më shumë një mënyrë e mirë për të tërhequr investitorë të rinj. Të dhënat nga platforma......

Central diellor në Pogradec - Dorëzohet aplikimi për projektin 30 MW, nuk përfiton nga masat mbështesëse
Ola Mitre / SCAN Viti 2024 ka regjistruar një interes të lartë të investitorëve për centrale të mëdhenj fotovoltaikë, teksa së fundmi një aplikim i ri......

Euro ra me 0.49% ndaj lekut në gusht - E mbylli muajin në 99.65 lekë, pranë nivelit më të ulët historik
Lidion Kulla/SCAN Rënia e euros në tregun e brendshëm nuk është ndalur as gjatë muajit gusht, por megjithatë ky zhvlerësim ka qenë më i moderuar. Duket se......

5.25 mld lekë më shumë për rrugët - Ndryshimi i buxhetit/ Projektet ku shkojnë paratë, 500 mln lekë shtesë edhe për pagat
Ola Mitre / SCAN Buxheti për transportin rrugor është rritur me 5.25 mld lekë, pas rishikimit të buxhetit të shtetit për vitin 2024. Sipas tabelave të......

Detyrimet e prapambetura rriten me 9.3 milionë euro - Stoku arrin në 99 milionë euro, pushteti vendor ul barrën
Elisabeta Dosku/ SCAN Qeveria qendrore dhe ajo vendore kanë rritur stokun e detyrimeve ndaj bizneseve dhe qytetarëve është me rreth 9.3 milionë euro......

33.7 mld lekë leje ndërtimi në tre muaj - Rekord edhe për sipërfaqet. Ndërtimet rezidenciale, pjesa më e madhe e investimeve
Armela Duka/SCAN Rreth 33.7 miliardë lekë është vlera e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike në tremujorin e dytë 2024,......

Çfarë parashikojnë ndryshimet në buxhet? - Nga fondi i rindërtimit, tek investimet në infrastrukturë dhe bujqësia
Elisabeta Dosku/ SCAN Performanca e mirë në të ardhurat buxhetore përgjatë 7 muajve të këtij viti, e cila ka ardhur kryesisht për shkak të rritjes së......