2.9 mld lekë dëme të paguara nga aksidentet - Gjatë 2024 kanë ndodhur 33.2% më shumë raste se 1 vit më parë

Lidion Kulla/ SCAN
Rritja e numrit të aksidenteve rrugore gjatë këtij viti, ka shtuar edhe pagesën e dëmeve nga kompanitë e sigurimeve. Sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, për 7-mujorin kompanitë e sigurimeve kanë paguar dëme në vlerën e 2.9 miliardë lekëve, nga 2.3 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të një viti më parë, në rritje me rreth 23%.
Peshën kryesore e mban MTPL e brendshme, me 2.36 miliardë lekë dëme të paguara, ndërsa më pas vjen Kartoni Jeshil me 534 milionë lekë dhe Sigurimi Kufitar me 26 milionë lekë. Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar-korrik arritën në rreth 8.2 miliardë lekë, ose 9.39% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ndërkohë, sipas të dhënave të INSTAT, muaji korrik i këtij viti ka regjistruar sërish një numër të lartë aksidentesh, kjo edhe për shkak të fluksit të madh të turistëve në Shqipëri. Vetëm në korrik u regjistruan 146 aksidente rrugore, në rritje me 15.5% krahasuar me korrikun e vitit 2023, kur u regjistruan 125 aksidente.
Edhe nëse e llogarisim si 7-mujor, numri i aksidenteve është rritur ndjeshëm gjatë këtij viti. Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë periudhës janar-korrik 2024 janë regjistruar 913 aksidente, nga 653 aksidente në të njëjtën periudhë të një viti më parë, në rritje të konsiderueshme me 33.2%.
Gjatë këtij 7-mujori vdekshmëria në aksidente rrugore është 9.2 për 100 aksidente, nga 16.8 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Aksidentet rrugore në 91% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit, ndërsa numri më i lartë i aksidenteve, është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 23.3% të numrit të aksidenteve gjithsej.
Sondazh

Dëmet nga krimet kibernetike, 300 mld USD - Në Gjermani, kostot u rritën me 29% krahasuar me një vit më parë
Kristi Ceta/SCAN Krimi kibernetik dhe aktet e tjera të sabotimit u kanë kushtuar kompanive gjermane rreth 267 miliardë euro (298 miliardë dollarë) vitin e......

Korea e Jugut planifikon iniciativën e “gjelbër” - Synon përdorimin e karburantit të qëndrueshëm për fluturimet
Kristi Ceta/ SCAN Korea e Jugut synon të sigurojë që të gjitha fluturimet ndërkombëtare të përdorin një përzierje prej rreth 1% të karburantit të......

Sa është fondi për indeksimin e pensioneve? - Numri i përfituesve rritet me mbi 8 mijë, financimi mbetet në “vend”
Elisabeta Dosku/ SCAN Rritja e perfomancës së të ardhurave në buxhet dhe rialokimet që u bënë me anë të aktit normativ, nuk prekën fondin e parashikuar për......

5% e shqiptarëve, përdorues të kriptomonedhave- Raporti/ Të ardhurat nga kriptot në vend arrijnë në 1.2 mln dollarë
Hamit Yzeiraj/SCAN Të ardhurat pasive po bëhen gjitmonë e më shumë një mënyrë e mirë për të tërhequr investitorë të rinj. Të dhënat nga platforma......

Central diellor në Pogradec - Dorëzohet aplikimi për projektin 30 MW, nuk përfiton nga masat mbështesëse
Ola Mitre / SCAN Viti 2024 ka regjistruar një interes të lartë të investitorëve për centrale të mëdhenj fotovoltaikë, teksa së fundmi një aplikim i ri......

Euro ra me 0.49% ndaj lekut në gusht - E mbylli muajin në 99.65 lekë, pranë nivelit më të ulët historik
Lidion Kulla/SCAN Rënia e euros në tregun e brendshëm nuk është ndalur as gjatë muajit gusht, por megjithatë ky zhvlerësim ka qenë më i moderuar. Duket se......

5.25 mld lekë më shumë për rrugët - Ndryshimi i buxhetit/ Projektet ku shkojnë paratë, 500 mln lekë shtesë edhe për pagat
Ola Mitre / SCAN Buxheti për transportin rrugor është rritur me 5.25 mld lekë, pas rishikimit të buxhetit të shtetit për vitin 2024. Sipas tabelave të......

Detyrimet e prapambetura rriten me 9.3 milionë euro - Stoku arrin në 99 milionë euro, pushteti vendor ul barrën
Elisabeta Dosku/ SCAN Qeveria qendrore dhe ajo vendore kanë rritur stokun e detyrimeve ndaj bizneseve dhe qytetarëve është me rreth 9.3 milionë euro......