Bashkitë arrijnë rekord, prekin “dyshemenë” e borxheve - Shlyejnë detyrimet për investime, kufiri bie nën 1 miliard lekë

Elisabeta Dosku/ SCAN
Për herë të parë pas kaq shumë vitesh, pushteti vendor ka arritur rekord në uljen e detyrimeve të prapambetura, të cilat regjistron shifrën e 4.2 miliardë lekëve apo 42 milionë eurove në fund Qershori 2024. Detyrimi i vendosur nga qeveria për shlyerjen e stokut duket se po ecën në rrugën e duhur, pasi tashmë çdo bashki në vend nuk e arrin më vlerën prej 1 miliardë lekësh, që më parë ka qenë e zakonshme.
Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, tregojnë se në krahasim me Marsin 2024, reduktimi i detyrimeve të prapambetura ndaj bizneseve dhe qytetarëve arrin në 1.3 miliardë lekë. Nga totali, afro 1.9 miliardë lekë janë detyrime të papaguara për investime publike, rreth 375 milionë lekë vendime të gjykatave dhe 1 miliardë lekë shpenzime të tjera.
Por a ka ndryshuar renditja e bashkive që kanë më shumë detyrime dhe cilat janë ato që kryesojnë? Referuar listës, vlera e borxheve që kanë bashkitë nuk lidhet domosdoshmërish me sipërfaqen e tyre apo numrin e popullsisë, përveç Bashkisë së Tiranës.
Konkretisht në vendin e parë renditet Bashkia Tiranë me 801 milionë lekë detyrime të papaguara, dhe që ka shënuar një progres të konsiderueshëm në shlyerjen e tyre, duke qenë se në fund të Marsit shifra regjistrohej në 1.17 miliardë lekë. Kryeqyteti ndiqet nga bashkia Kavajë me 769 milionë lekë borxhe, më pas renditet bashkia Vorë me 363 milionë lekë, ndjekur nga Bashkia Pogradec me 258 milionë lekë dhe Lezhë me 194 milionë lekë.
Ajo që vihet re është se nga top lista e 5 bashkive me më shumë detyrime ka zbritur Durrësi dhe ka hyrë Pogradeci. Dimali, Durrësi, Elbasani, Dibra dhe Cërriku pasojnë listën.
Ndërsa në fund të listës së bashkive sa i takon vlerës së borxheve renditen bashkitë Has, Korçë dhe Shijak.
Bashkitë kanë pasur si detyrim që të dorëzojnë pranë Ministrisë së Financave një plan të detajuar për shlyerjen e stokut të detyrimeve dhe ti përmbahen atij.
Sondazh

Pamundësitë ekonomike për udhëtime - 30% e qytetarëve të BE nuk përballojnë dot 1 javë pushime
Kristi Ceta/SCAN Ndryshimet në mundësitë për të bërë pushime në BE theksojnë pabarazitë e mëdha ekonomike brenda rajonit. Të dhënat tregojnë se, ndërsa disa......

Fondet e investimeve vijojnë rimëkëmbjen - Asetet neto arrijnë në mbi 53 mld lekë, numri i anëtarëve në 34,411
Lidion Kulla\ SCAN Fondet e investimeve kanë vijuar rritjen e qëndrueshme edhe gjatë muajit qershor të këtij viti. Sipas të dhënave të publikuara nga......

Ndryshimet e klimës, më pak verë, por më e mirë - Prodhimi në vendet e Ballkanit ka rënë deri në 50% këtë vit
Kristi Ceta/ SCAN Vera e Ballkanit do të jetë më e pakët në sasi këtë vit, por gjithashtu më e mirë se kurrë, thonë vreshtarët nga Serbia, Kosova, Kroacia e......

Britania shqyrton mundësinë për javë pune 4-ditore - Punonjësit mund të punojnë më shumë orë në më pak ditë
Kristi Ceta/ SCAN Qeveria britanike po shqyrton mundësinë për t’u dhënë të drejtë punonjësve me kohë të plotë për të kërkuar një javë pune katërditore, duke......

Zgjerohet kreditimi në sektorin privat - Rritje e ndjeshme në arsim dhe furnizim me ujë. Disa sektorë, me tkurrje të fortë
Armela Duka/ SCAN Ndërsa më herët kemi analizuar nivelin e kredisë së së re të shpërndarë për individët, këtë herë “Scan Intel” është ndalur tek kredia e re......

Shtohen milionerët e kriptomonedhave - Llogariten në 95% më shumë krahasuar me vitin 2023
Kristi Ceta/ SCAN Më shumë se 172,300 kripto-milionerë, d.m.th. njerëz që zotërojnë kriptomonedha me vlerë më shumë se 1 milion dollarë, u numëruan në mbarë......

Ulen humbjet e energjisë në rrjet - Pas aksionit të OSSH, vjedhjet ranë me 11.2%. Edhe humbjet teknike, në përmirësim
Ola Mitre / SCAN Humbjet e energjisë elektrike në rrjetin e shpërndarjes pësuan rënie me 8.6% gjatë 3-mujorit të dytë të këtij viti, në raport me të njëjtën......

Tregu i fluturimeve në Kinë, më i madhi në botë në 2043 - Pekini pritet të dyfishojë flotën e avionëve në dekadat e ardhshme
Kristi Ceta/SCAN Tregu i udhëtimeve ajrore i Kinës do të kalojë atë të Shteteve të Bashkuara për t'u bërë më i madhi në botë deri në vitin 2043. Ai......