Pritet rritje e çmimeve në sektorin e shërbimeve - Vrojtimi i BSH/ Qytetarët u treguan më optimistë për situatën financiare në vend

Ledina Elezi/SCAN
Treguesi i ndjesisë ekonomike është rritur me 1 pikë në muajin gusht, duke qëndruar me 12 pikë përqindje mbi mesataren historike. Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë, ky përmirësim i treguesit u ndikua kryesisht nga rritja e besimit në sektorët e tregtisë, industrisë dhe të ndërtimit, ndërsa në një masë më të vogël ndikoi edhe rritja e besimit konsumator. Nga ana tjetër, vetëm besimi në sektorin e shërbimeve dha kontribut negativ.
Konkretisht, treguesi i besimit të industrisë regjistroi rritje me 3.4 pikë përqindje si rezultat i vlerësimeve më optimiste të bizneseve për nivelin e porosive të reja dhe për prodhimin industrial aktual. Ndërkohë, bizneset presin që prodhimi industrial dhe punësimi në të ardhmen të kenë një rënie të lehtë.
Nga ana tjetër, niveli i treguesit të besimit në ndërtim qëndron shumë pranë maksimumit historik aktualisht. Rritja e TBN-së këtë muaj u përcaktua nga vlerësimet pozitive për aktivitetin aktual ndërtues, megjithëse niveli i porosive të reja regjistroi rënie. Pritjet për çmimet që do të vendosin në të ardhmen janë vlerësuar në rënie. E njëjta gjë vlen edhe për treguesin e besimit në tregti, i cili u zgjerua me rreth 6 pikë përqindje në gusht.
Gjatë muajit të kaluar, qytetarët shqiptarë janë shfaqur më tepër optimistë për situatën financiare dhe ekonomike të vendit krahasuar me muajin pararendës. Niveli aktual është 1.2 pikë përqindje më i lartë krahasuar me muajin e kaluar dhe 1.3 pikë përqindje mbi mesataren historike. Gjithashtu, balanca aktuale dhe e pritur për blerjet në shuma të mëdha janë rishikuar lehtësisht për lart.
Po në sektorin e shërbimeve, çfarë ka ndikuar në rënien e besimit me 5 pikë përqindje?
Megjithëse treguesi i besimit në shërbime pësoi një rënie të ndjeshme gjatë muajit gusht, niveli i tij aktualisht qëndron rreth 14 pikë përqindje mbi mesataren historike. Kjo rënie u përcaktua si nga vlerësimet jo optimiste të bizneseve për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre, ashtu dhe nga ato për nivelin aktual të kërkesës. Pritjet për kërkesën në të ardhmen regjistruan rënie gjatë këtij muaji. Bizneset kanë rishikuar për lart ecurinë e çmimeve në të ardhmen.
Sondazh

Skemë e re aplikimesh për grante në bujqësi - Për çfarë do të përdoret shtesa në buxhet prej 500 milionë lekësh?
Elisabeta Dosku/ SCAN Ministria e Bujqësisë do të hapë një skemë të re mbështetje për fermerët përmes subvencioneve të dhëna nga buxheti i shtetit. Me aktin......

Bashkitë arrijnë rekord, prekin “dyshemenë” e borxheve - Shlyejnë detyrimet për investime, kufiri bie nën 1 miliard lekë
Elisabeta Dosku/ SCAN Për herë të parë pas kaq shumë vitesh, pushteti vendor ka arritur rekord në uljen e detyrimeve të prapambetura, të cilat regjistron......

Pamundësitë ekonomike për udhëtime - 30% e qytetarëve të BE nuk përballojnë dot 1 javë pushime
Kristi Ceta/SCAN Ndryshimet në mundësitë për të bërë pushime në BE theksojnë pabarazitë e mëdha ekonomike brenda rajonit. Të dhënat tregojnë se, ndërsa disa......

Fondet e investimeve vijojnë rimëkëmbjen - Asetet neto arrijnë në mbi 53 mld lekë, numri i anëtarëve në 34,411
Lidion Kulla\ SCAN Fondet e investimeve kanë vijuar rritjen e qëndrueshme edhe gjatë muajit qershor të këtij viti. Sipas të dhënave të publikuara nga......

Ndryshimet e klimës, më pak verë, por më e mirë - Prodhimi në vendet e Ballkanit ka rënë deri në 50% këtë vit
Kristi Ceta/ SCAN Vera e Ballkanit do të jetë më e pakët në sasi këtë vit, por gjithashtu më e mirë se kurrë, thonë vreshtarët nga Serbia, Kosova, Kroacia e......

Britania shqyrton mundësinë për javë pune 4-ditore - Punonjësit mund të punojnë më shumë orë në më pak ditë
Kristi Ceta/ SCAN Qeveria britanike po shqyrton mundësinë për t’u dhënë të drejtë punonjësve me kohë të plotë për të kërkuar një javë pune katërditore, duke......

Zgjerohet kreditimi në sektorin privat - Rritje e ndjeshme në arsim dhe furnizim me ujë. Disa sektorë, me tkurrje të fortë
Armela Duka/ SCAN Ndërsa më herët kemi analizuar nivelin e kredisë së së re të shpërndarë për individët, këtë herë “Scan Intel” është ndalur tek kredia e re......

Shtohen milionerët e kriptomonedhave - Llogariten në 95% më shumë krahasuar me vitin 2023
Kristi Ceta/ SCAN Më shumë se 172,300 kripto-milionerë, d.m.th. njerëz që zotërojnë kriptomonedha me vlerë më shumë se 1 milion dollarë, u numëruan në mbarë......