Tre projekte rrugore marrin 4.75 mld lekë shtesë - Buxheti / Financohet Elbasan – Lekaj, pjesë e korridorit VIII

Financimi shtesë prej 4.75 miliardë lekë, për transportin rrugor për vitin 2024 do të shkojë për 3 projekte të reja. Sipas relacionit, që shoqëron Aktin Normativ të miratuar nga qeveria javën që shkoi për ndryshimin e buxhetit të shtetit, kjo vlerë do të shkojë për financimin e projektit të rrugës Elbasan - Lekaj, Fier - Kthesa Patos - Frataj dhe aksin Bërdicë - Unaza Lindore, në Shkodër. Për dy projektet e fundit nuk ka detaje ndërkohë që projektin që përfshin aksin Elbasan – Lekaj, vitin që shkoi u zhvillua tenderi për projektimin e tij. Ky aks është pjesë e korridorit VIII, ku aktualisht po punohet në segmentin Elbasan - Qafë Thanë.
Konsorciumi i kompanive fituese, që po hartojnë projektin për aksin nga Elbasani në Lekaj, u shpall nga Autoriteti Rrugor Shqiptar në shtator të vitit të kaluar, ndërkohë që referuar dokumenteve të tenderit, segmenti pritet të ketë një gjatësi prej rreth 40 km. Kompania projektuese duhej të planifikonte lidhjen e tij me bypassin e Elbasanit, që gjithashtu është në fazë projektimi, ndërsa aksi i ri duhet të përfundojë në Lekaj, ku do të kryqëzohet me korridorin Adriatiko – Jonian. Korridori VIII është konceptuar për të lehtësuar shkëmbimin e mallrave, njerëzve dhe naftës midis vendeve të BE-së, shteteve të Ballkanit që kanë dalje në Detin e Zi dhe Detin Kaspik dhe shteteve të Azisë Qendrore. Ai nis nga portet italiane të Barit dhe Brindizit, në portet e Durrësit e Vlorës dhe më pas vazhdon drejt Tiranës, Shkupit dhe Sofjes, duke mbërritur deri në portet e Burgasit dhe Varnës në Detin e Zi.
Sondazh

Pritet rritje e çmimeve në sektorin e shërbimeve - Vrojtimi i BSH/ Qytetarët u treguan më optimistë për situatën financiare në vend
Ledina Elezi/SCAN Treguesi i ndjesisë ekonomike është rritur me 1 pikë në muajin gusht, duke qëndruar me 12 pikë përqindje mbi mesataren historike. Sipas......

Skemë e re aplikimesh për grante në bujqësi - Për çfarë do të përdoret shtesa në buxhet prej 500 milionë lekësh?
Elisabeta Dosku/ SCAN Ministria e Bujqësisë do të hapë një skemë të re mbështetje për fermerët përmes subvencioneve të dhëna nga buxheti i shtetit. Me aktin......

Bashkitë arrijnë rekord, prekin “dyshemenë” e borxheve - Shlyejnë detyrimet për investime, kufiri bie nën 1 miliard lekë
Elisabeta Dosku/ SCAN Për herë të parë pas kaq shumë vitesh, pushteti vendor ka arritur rekord në uljen e detyrimeve të prapambetura, të cilat regjistron......

Pamundësitë ekonomike për udhëtime - 30% e qytetarëve të BE nuk përballojnë dot 1 javë pushime
Kristi Ceta/SCAN Ndryshimet në mundësitë për të bërë pushime në BE theksojnë pabarazitë e mëdha ekonomike brenda rajonit. Të dhënat tregojnë se, ndërsa disa......

Fondet e investimeve vijojnë rimëkëmbjen - Asetet neto arrijnë në mbi 53 mld lekë, numri i anëtarëve në 34,411
Lidion Kulla\ SCAN Fondet e investimeve kanë vijuar rritjen e qëndrueshme edhe gjatë muajit qershor të këtij viti. Sipas të dhënave të publikuara nga......

Ndryshimet e klimës, më pak verë, por më e mirë - Prodhimi në vendet e Ballkanit ka rënë deri në 50% këtë vit
Kristi Ceta/ SCAN Vera e Ballkanit do të jetë më e pakët në sasi këtë vit, por gjithashtu më e mirë se kurrë, thonë vreshtarët nga Serbia, Kosova, Kroacia e......

Britania shqyrton mundësinë për javë pune 4-ditore - Punonjësit mund të punojnë më shumë orë në më pak ditë
Kristi Ceta/ SCAN Qeveria britanike po shqyrton mundësinë për t’u dhënë të drejtë punonjësve me kohë të plotë për të kërkuar një javë pune katërditore, duke......

Zgjerohet kreditimi në sektorin privat - Rritje e ndjeshme në arsim dhe furnizim me ujë. Disa sektorë, me tkurrje të fortë
Armela Duka/ SCAN Ndërsa më herët kemi analizuar nivelin e kredisë së së re të shpërndarë për individët, këtë herë “Scan Intel” është ndalur tek kredia e re......