Shtetet më mikpritëse në botë - Greqia renditet e dyta, Afrika e Jugut kryeson listën

Kristi Ceta/SCAN
Një studim i ri nga Remitly ka zbuluar se Greqia është kombi i dytë më mikpritës në botë. Kërkimi global përdori Testin e Personalitetit “Big 5” për të vlerësuar mirëkuptimin dhe dakordësinë ndër njerëz. Ky rezultat është shumë i rëndësishëm për vendin fqinj, ndërsa migracioni ndërkombëtar rritet dhe turizmi po rikthehet në nivelet para pandemisë.
Studimi, që vlerësoi individët nga vende të ndryshme për nivelin e tyre të mirëkuptimit, zbuloi se Afrika e Jugut kryeson listën e kombeve më mikpritëse me 34.63 pikë nga 40 të mundshmë, me Greqinë dhe Kroacinë që e ndjekin nga afër.
Banorët afrikano-jugorë janë të njohur për ngrohtësinë dhe mikpritjen e tyre, duke e bërë të lehtë për vizitorët të ndihen rehat në këtë vend. Nuk është e pazakontë të përshëndetesh nga të panjohur të sjellshëm gjatë një shëtitjeje në rrugë, dhe popullsia vendase shquhet për natyrën sociale, të shoqëruar me sensin karakteristik të humorit.
Me një rezultat prej 33.71 pikësh, Greqia siguron pozitën si vendi i dytë më mikpritës në botë dhe gjithashtu i pari në të gjithë Europën. Rezultati i lartë në mikpritje është një dëshmi e ngrohtësisë dhe mikpritjes që vizitorët mund të presin gjatë qëndrimit në tokën helene. Nuk është e pazakontë që grekët të ftojnë miqtë e rinj në shtëpinë e tyre për një vakt tradicional ose që vendasit t’u ofrojnë vizitorëve një tur të qytetit, duke e pasuruar me tregime nga historia dhe mitologjia.
Meksika u rendit e para nga vendet e Amerikës së Veriut, duke zënë vendin e katërt. Në vendin e pestë gjejmë Suedinë e më pas Australinë, ndërsa Kanadaja, Gjermania, Estonia e Belgjika mbyllin renditjen e 10 vendeve më mikpritëse sipas studimit.
Nga ana tjetër, fuqitë globale si Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar renditën më poshtë në listë, duke u vendosur përkatësisht në vendin e 15-të dhe 18-të. Këto rezultate theksojnë se kombet më të vogla dhe ato që nuk kanë shumë influencë globale mund të udhëheqin në krijimin e mjediseve miqësore dhe mikpritëse.
Sondazh

Shpjegohet fenomeni i turizmit - Euro ndihmoi shqiptarët për pushime jashtë vendit
Hamit Yzeiraj/ SCAN Turizmi global është rikthyer në trajektore të fortë rritëse, duke rikuperuar tërësisht efektin e pandemisë. Rritja e kërkesës botërore......

A janë “frenuar” ndërtimet në zonat bregdetare? - Të dhënat e INSTAT tregojnë se Lezha ka shënuar rënien më të thellë
Armela Duka/ SCAN Sipërfaqja e lejeve të ndërtimeve të miratuara në të gjithë vendin ka vijuar të jetë e lartë edhe në tremujorin e dytë të vitit 2024, por......

55% e popullsisë me internet 5G në 2027 - Hapet tenderi për përdorimin e brezit të frekuencave 3400-3800 MHz nga operatorët
Ledina Elezi/SCAN Është hapur tenderi për dhënien e të drejtave të përdorimit në brezin e frekuencave 3400-3800 MHz, në 5 blloqe të organizuara për......

Tre projekte rrugore marrin 4.75 mld lekë shtesë - Buxheti / Financohet Elbasan – Lekaj, pjesë e korridorit VIII
Financimi shtesë prej 4.75 miliardë lekë, për transportin rrugor për vitin 2024 do të shkojë për 3 projekte të reja. Sipas relacionit, që shoqëron Aktin......

Pritet rritje e çmimeve në sektorin e shërbimeve - Vrojtimi i BSH/ Qytetarët u treguan më optimistë për situatën financiare në vend
Ledina Elezi/SCAN Treguesi i ndjesisë ekonomike është rritur me 1 pikë në muajin gusht, duke qëndruar me 12 pikë përqindje mbi mesataren historike. Sipas......

Skemë e re aplikimesh për grante në bujqësi - Për çfarë do të përdoret shtesa në buxhet prej 500 milionë lekësh?
Elisabeta Dosku/ SCAN Ministria e Bujqësisë do të hapë një skemë të re mbështetje për fermerët përmes subvencioneve të dhëna nga buxheti i shtetit. Me aktin......

Bashkitë arrijnë rekord, prekin “dyshemenë” e borxheve - Shlyejnë detyrimet për investime, kufiri bie nën 1 miliard lekë
Elisabeta Dosku/ SCAN Për herë të parë pas kaq shumë vitesh, pushteti vendor ka arritur rekord në uljen e detyrimeve të prapambetura, të cilat regjistron......

Pamundësitë ekonomike për udhëtime - 30% e qytetarëve të BE nuk përballojnë dot 1 javë pushime
Kristi Ceta/SCAN Ndryshimet në mundësitë për të bërë pushime në BE theksojnë pabarazitë e mëdha ekonomike brenda rajonit. Të dhënat tregojnë se, ndërsa disa......