55% e popullsisë me internet 5G në 2027 - Hapet tenderi për përdorimin e brezit të frekuencave 3400-3800 MHz nga operatorët

Ledina Elezi/SCAN
Është hapur tenderi për dhënien e të drejtave të përdorimit në brezin e frekuencave 3400-3800 MHz, në 5 blloqe të organizuara për operatorët, të cilat do të nevojiten për zbatimin e rrjetit 5G. Të drejtat e përdorimit jepen me qëllim ndërtimin e rrjeteve tokësore të komunikimeve elektronike për të ofruar shërbime të komunikimeve elektronike në të gjithë territorin e Shqipërisë.
Sipas Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, rreth 55% e popullsisë do të ketë mbulim me shërbim 5G deri në fund të vitit 2027, ndërsa pritet që deri në vitin 2030 të përdoret tekonologjia 5G nga 85% e popullsisë.
Deri në fund të vitit të ardhshëm, Porti i Durrësit, Vlorës, Shëngjinit, Sarandës, Porto Romanos, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, i Kukësit, Vlorës, Zona industriale Tiranë – Durrës, si dhe Qendrat Spitalore të Tiranës, do të kenë mbulim me shërbimin 5G në brezin e autorizuar, pjesë e spektrit 3.4 GHz - 3.8 GHz. Ky mbulim do të shtrihet në të gjitha qytetet e Shqipërisë deri në vitin 2028.
Afati i fundit për paraqitjen dhe hapjen e ofertave do të jetë 17 tetori, ndërsa vlera minimale e pranueshme për ofertuesit me qëllim dhënien e një autorizimi individual për përdorimin e frekuencave në brezin 3400-3800 MHz, do të jetë jo më pak se 3,6 milionë euro për një të drejtë përdorimi për bllok me 80 MHz dhe jo më pak se 1,8 milionë euro, për një të drejtë përdorimi për bllok me 40 MHz.
Në dokument theksohet se zonat e rëndësisë së veçantë, ku përfshihen zonat turistike, parqet kombëtare, rrugët, autostradat e tunelet, zona të përfshira në projekte zhvillimore të ndryshme, do të kenë përparësi për sa i takon mbulimit me rrjetin 5G.
Gjenerata e sistemeve celulare, e cila po zhvillohet aktualisht, rrit shpejtësinë e të dhënave të rrjeteve 4G me më shumë se 10 herë, duke përmirësuar teknikat e përdorimit të frekuencave.
Sondazh

Tre projekte rrugore marrin 4.75 mld lekë shtesë - Buxheti / Financohet Elbasan – Lekaj, pjesë e korridorit VIII
Financimi shtesë prej 4.75 miliardë lekë, për transportin rrugor për vitin 2024 do të shkojë për 3 projekte të reja. Sipas relacionit, që shoqëron Aktin......

Pritet rritje e çmimeve në sektorin e shërbimeve - Vrojtimi i BSH/ Qytetarët u treguan më optimistë për situatën financiare në vend
Ledina Elezi/SCAN Treguesi i ndjesisë ekonomike është rritur me 1 pikë në muajin gusht, duke qëndruar me 12 pikë përqindje mbi mesataren historike. Sipas......

Skemë e re aplikimesh për grante në bujqësi - Për çfarë do të përdoret shtesa në buxhet prej 500 milionë lekësh?
Elisabeta Dosku/ SCAN Ministria e Bujqësisë do të hapë një skemë të re mbështetje për fermerët përmes subvencioneve të dhëna nga buxheti i shtetit. Me aktin......

Bashkitë arrijnë rekord, prekin “dyshemenë” e borxheve - Shlyejnë detyrimet për investime, kufiri bie nën 1 miliard lekë
Elisabeta Dosku/ SCAN Për herë të parë pas kaq shumë vitesh, pushteti vendor ka arritur rekord në uljen e detyrimeve të prapambetura, të cilat regjistron......

Pamundësitë ekonomike për udhëtime - 30% e qytetarëve të BE nuk përballojnë dot 1 javë pushime
Kristi Ceta/SCAN Ndryshimet në mundësitë për të bërë pushime në BE theksojnë pabarazitë e mëdha ekonomike brenda rajonit. Të dhënat tregojnë se, ndërsa disa......

Fondet e investimeve vijojnë rimëkëmbjen - Asetet neto arrijnë në mbi 53 mld lekë, numri i anëtarëve në 34,411
Lidion Kulla\ SCAN Fondet e investimeve kanë vijuar rritjen e qëndrueshme edhe gjatë muajit qershor të këtij viti. Sipas të dhënave të publikuara nga......

Ndryshimet e klimës, më pak verë, por më e mirë - Prodhimi në vendet e Ballkanit ka rënë deri në 50% këtë vit
Kristi Ceta/ SCAN Vera e Ballkanit do të jetë më e pakët në sasi këtë vit, por gjithashtu më e mirë se kurrë, thonë vreshtarët nga Serbia, Kosova, Kroacia e......

Britania shqyrton mundësinë për javë pune 4-ditore - Punonjësit mund të punojnë më shumë orë në më pak ditë
Kristi Ceta/ SCAN Qeveria britanike po shqyrton mundësinë për t’u dhënë të drejtë punonjësve me kohë të plotë për të kërkuar një javë pune katërditore, duke......