A janë “frenuar” ndërtimet në zonat bregdetare? - Të dhënat e INSTAT tregojnë se Lezha ka shënuar rënien më të thellë

Armela Duka/ SCAN
Sipërfaqja e lejeve të ndërtimeve të miratuara në të gjithë vendin ka vijuar të jetë e lartë edhe në tremujorin e dytë të vitit 2024, por në disa qarqë vihen re diferenca interesante nëse e krahasojmë me të njejtën periudhë të një viti më parë. Sipas të dhënave të INSTAT, sipërfaqja e miratuar është 844.137 m2, nga 652.136 m2 që ishte në tremujorin e dytë 2023, duke shënuar një rritje prej 29.4%, edhe pse numri total i lejeve paraqitet më i ulët.
Po të analizojmë qytetet bregdetare shohim se në një pjesë të mirë prej tyre ka rënë edhe numri i lejeve, por edhe numri i sipërfaqjes së dhënë për këto leje. Për shembull, qarku i Lezhës ka pësuar një rënie me 75%, ai i Vlorës me 40%, ndërsa ai i Durrësit ka pësuar një rënie me 12%, gjithmonë nësë i referohemi treguesit të sipërfaqjes.
Në nivel qarku, Tirana shfaqet përsëri si lider për nga volumi i ndërtimit. Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2024, Tirana regjistroi një sipërfaqe të miratuar prej 460,872 m², një rritje prej 5.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në të kundërt, qarku i Beratit shënoi një rritje të jashtëzakonshme gjatë këtij tremujori. Sipërfaqja e lejeve të miratuara për ndërtimet e reja u rrit me 782%, duke kaluar nga 1,077 m² në tremujorin e dytë të vitit 2023 në 9,502 m² në tremujorin e dytë të vitit 2024. Po ashtu edhe Gjirokastra dhe Korça paraqiten me rritje, në terma vjetorë rritja konstatohet të jetë 67% dhe 44% respektivisht. Kjo rritje e sipërfaqeve të miratuara lidhet edhe me rritjen e investimit për shkak të interesit të shtuar të vizitorëve.
Theksojmë se rritja e ndërtimit të apartamenteve të reja ka ndikuar drejtpërdrejt në kërkesën për mobilime, gjë që është reflektuar në statistikat e importit për muajt e fundit, ku grupi i mobilieve shënoi një rritje rekord prej 69% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Vlera importe për këtë kategori arriti në 1.5 miliardë lekë. Me numrin në rritje të lejeve të ndërtimit dhe zgjerimin e tregut të banesave të reja, kjo kërkesë pritet të vazhdojë të rritet, duke kontribuar në një cikël pozitiv të zhvillimit ekonomik.
Sondazh

55% e popullsisë me internet 5G në 2027 - Hapet tenderi për përdorimin e brezit të frekuencave 3400-3800 MHz nga operatorët
Ledina Elezi/SCAN Është hapur tenderi për dhënien e të drejtave të përdorimit në brezin e frekuencave 3400-3800 MHz, në 5 blloqe të organizuara për......

Tre projekte rrugore marrin 4.75 mld lekë shtesë - Buxheti / Financohet Elbasan – Lekaj, pjesë e korridorit VIII
Financimi shtesë prej 4.75 miliardë lekë, për transportin rrugor për vitin 2024 do të shkojë për 3 projekte të reja. Sipas relacionit, që shoqëron Aktin......

Pritet rritje e çmimeve në sektorin e shërbimeve - Vrojtimi i BSH/ Qytetarët u treguan më optimistë për situatën financiare në vend
Ledina Elezi/SCAN Treguesi i ndjesisë ekonomike është rritur me 1 pikë në muajin gusht, duke qëndruar me 12 pikë përqindje mbi mesataren historike. Sipas......

Skemë e re aplikimesh për grante në bujqësi - Për çfarë do të përdoret shtesa në buxhet prej 500 milionë lekësh?
Elisabeta Dosku/ SCAN Ministria e Bujqësisë do të hapë një skemë të re mbështetje për fermerët përmes subvencioneve të dhëna nga buxheti i shtetit. Me aktin......

Bashkitë arrijnë rekord, prekin “dyshemenë” e borxheve - Shlyejnë detyrimet për investime, kufiri bie nën 1 miliard lekë
Elisabeta Dosku/ SCAN Për herë të parë pas kaq shumë vitesh, pushteti vendor ka arritur rekord në uljen e detyrimeve të prapambetura, të cilat regjistron......

Pamundësitë ekonomike për udhëtime - 30% e qytetarëve të BE nuk përballojnë dot 1 javë pushime
Kristi Ceta/SCAN Ndryshimet në mundësitë për të bërë pushime në BE theksojnë pabarazitë e mëdha ekonomike brenda rajonit. Të dhënat tregojnë se, ndërsa disa......

Fondet e investimeve vijojnë rimëkëmbjen - Asetet neto arrijnë në mbi 53 mld lekë, numri i anëtarëve në 34,411
Lidion Kulla\ SCAN Fondet e investimeve kanë vijuar rritjen e qëndrueshme edhe gjatë muajit qershor të këtij viti. Sipas të dhënave të publikuara nga......

Ndryshimet e klimës, më pak verë, por më e mirë - Prodhimi në vendet e Ballkanit ka rënë deri në 50% këtë vit
Kristi Ceta/ SCAN Vera e Ballkanit do të jetë më e pakët në sasi këtë vit, por gjithashtu më e mirë se kurrë, thonë vreshtarët nga Serbia, Kosova, Kroacia e......