Rritja e taksës për naftën “pasuron” Britaninë - Plani i qeverisë do të sjellë 12 mld paund në arkat e shtetit

Kristi Ceta/ SCAN
Plani i qeverisë britanike për të rritur taksën e jashtëzakonshme për prodhuesit e naftës dhe gazit në Detin e Veriut do të çojë në një rënie prej gati 12 miliardë paundësh në të ardhurat e industrisë dhe do të përshpejtojë rënien e prodhimit.
Qeveria Laburiste, e zgjedhur në korrik, ka deklaruar se ndryshimet do të ndihmojnë në rritjen e energjisë së rinovueshme për të ulur emetimet e karbonit dhe për të ndihmuar në frenimin e ngrohjes globale.
Grupi i industrisë Offshore Energies UK parashikon se ndryshimet do të zvogëlojnë të ardhurat nga taksat me 12 miliardë paundë midis 2025 dhe 2029. Investimet kapitale në sektor gjatë kësaj periudhe pritet të bien në 2.3 miliardë paundë nga rreth 14 miliardë paundë.
Ndryshimet e propozuara në taksa "do të shkaktojnë një rënie të përshpejtuar të prodhimit të brendshëm dhe një reduktim në taksat e paguara dhe vlerën ekonomike të gjeneruar," tha shefi ekzekutiv i grupit të industrisë, David Whitehouse.
NEO Energy, një kompani e përqendruar në Detin e Veriut, tha se pasiguria fiskale dhe rregullatore do të ngadalësojë investimet. NEO zotëron gjysmën e projektit të zhvillimit Buchan Horst në Detin e Veriut të Mbretërisë së Bashkuar, me Serica Energy dhe Jersey Oil & Gas që zotërojnë përkatësisht 30% dhe 20%.
Prodhimi në rajonin e Detit të Veriut ka rënë nga një pikë kulminante prej 4.4 milion barrelash nafte ekuivalente në ditë në fillim të mijëvjeçarit, në rreth 1.3 milion sot. Autoriteti i Kalimit në Detin e Veriut ka parashikuar se do të bjerë në më pak se 200,000 barrela nafte në ditë deri në vitin 2050.
Pak pasi u zgjedh, qeveria Labour e Britanisë së Madhe tha se do të rrisë Taksën për Fitimet e Energjisë nga 35% në 38% duke filluar nga 1 nëntori, duke e çuar normën kryesore të taksës për aktivitetet e naftës dhe gazit në 78%, ndër më të lartat në botë. Afati i saj gjithashtu është zgjeruar me një vit, deri në mars 2030.
Sondazh

“Agrovoltaika” u vjen në ndihmë fermerëve - Plotëson rreth 70% të kërkesës për energji në Evropën Qendrore
Kristi Ceta/ SCAN Vendosja e paneleve diellore dhe kultivimi i të korrave në të njëjtën tokë mund të jetë një zgjidhje për të nxitur energjinë elektrike të......

Në 7 muaj gjobiten mbi 27 mijë mjete në Tiranë - Në parkimet me pagesë janë shitur rreth 736 mijë bileta
Diamila Leka/ SCAN Për të gjithë qytetarët të cilët disponojnë një makinë, problemi për ta është se ku do të parkojnë. Pavarësisht se në kryeqytet janë......

Fluks i lartë pasagjerësh në aeroportin e Rinasit - Në gusht, 41% më shumë krahasuar me një vit më parë
Diamila Leka/ SCAN Muaji gusht, që përkon edhe më kulmin e sezonit turistik ka regjistruar një rritje të konsiderueshme të pasagjerëve në aeroportin......

Rruga Kombinat-Ndroq-Plepa, në rikonstruksion - Pas ankesave, ARRSH rishpall kompaninë fituese. Oferta, 567.75 mln lekë, pa TVSH
Ola Mitre / SCAN Autoriteti Rrugor Shqiptar ka rishpallur kompaninë fituese që do të kryejë rikonstruksionin e rrugës së vjetër Kombinat – Ndroq – Plepa. Me......

SHBA, rriten kursimet për pension - Rreth 500,000 amerikanë kanë 1 mln USD në llogaritë e tyre
Kristi Ceta/ SCAN Amerikanët po shfrytëzojnë tregjet e shëndetshme për të vazhduar ndërtimin e kursimeve të tyre për pension. Në tremujorin e dytë të vitit,......

Shtetet më mikpritëse në botë - Greqia renditet e dyta, Afrika e Jugut kryeson listën
Kristi Ceta/SCAN Një studim i ri nga Remitly ka zbuluar se Greqia është kombi i dytë më mikpritës në botë. Kërkimi global përdori Testin e Personalitetit......

Shpjegohet fenomeni i turizmit - Euro ndihmoi shqiptarët për pushime jashtë vendit
Hamit Yzeiraj/ SCAN Turizmi global është rikthyer në trajektore të fortë rritëse, duke rikuperuar tërësisht efektin e pandemisë. Rritja e kërkesës botërore......

A janë “frenuar” ndërtimet në zonat bregdetare? - Të dhënat e INSTAT tregojnë se Lezha ka shënuar rënien më të thellë
Armela Duka/ SCAN Sipërfaqja e lejeve të ndërtimeve të miratuara në të gjithë vendin ka vijuar të jetë e lartë edhe në tremujorin e dytë të vitit 2024, por......