Rruga Kombinat-Ndroq-Plepa, në rikonstruksion - Pas ankesave, ARRSH rishpall kompaninë fituese. Oferta, 567.75 mln lekë, pa TVSH

Ola Mitre / SCAN
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka rishpallur kompaninë fituese që do të kryejë rikonstruksionin e rrugës së vjetër Kombinat – Ndroq – Plepa. Me një ofertë prej 567.75 mln lekë, pa TVSH punimet në lotin 1 të rrugës do të kryhen nga bashkimi i operatorëve “ARIFAJ” dhe “EUROKOS HOLDING”, dega në Shqipëri. Tenderi, me fond limit prej rreth 755 mln lekë u hap në prill të këtij viti, por pas shpalljes së fituesit, 2 operatorë ekonomikë pjesëmarrës në garë, depozituan ankesë pranë Komisionit të Prokurimit Publik, duke shfaqur kundërshtime për procesin e vlerësimit të ofertave. Pas shqyrtimit të ankesave, KPP kërkoi rivlerësimin për një prej operatorëve, që gjithsesi nuk ndryshon rezultatin final për kompanitë që do të kryejnë punimet.
Rikonstruksioni i rrugës Kombinat – Ndroq – Plepa vjen në një kohë me punimet që do të kryhen për zgjerimin e autostradës Tiranë – Durrës, duke shërbyer si një alternativë për të aksesuar qytetin bregdetar dhe anasjelltas.
Edhe për autostradën është zhvilluar tenderi dhe janë shpallur kompanitë fituese, teksa zgjerimi i saj në 5 km e parë, do të kushtojë rreth 2.87 mld lekë, pa TVSH.

SHBA, rriten kursimet për pension - Rreth 500,000 amerikanë kanë 1 mln USD në llogaritë e tyre
Kristi Ceta/ SCAN Amerikanët po shfrytëzojnë tregjet e shëndetshme për të vazhduar ndërtimin e kursimeve të tyre për pension. Në tremujorin e dytë të vitit,......

Shtetet më mikpritëse në botë - Greqia renditet e dyta, Afrika e Jugut kryeson listën
Kristi Ceta/SCAN Një studim i ri nga Remitly ka zbuluar se Greqia është kombi i dytë më mikpritës në botë. Kërkimi global përdori Testin e Personalitetit......

Shpjegohet fenomeni i turizmit - Euro ndihmoi shqiptarët për pushime jashtë vendit
Hamit Yzeiraj/ SCAN Turizmi global është rikthyer në trajektore të fortë rritëse, duke rikuperuar tërësisht efektin e pandemisë. Rritja e kërkesës botërore......

A janë “frenuar” ndërtimet në zonat bregdetare? - Të dhënat e INSTAT tregojnë se Lezha ka shënuar rënien më të thellë
Armela Duka/ SCAN Sipërfaqja e lejeve të ndërtimeve të miratuara në të gjithë vendin ka vijuar të jetë e lartë edhe në tremujorin e dytë të vitit 2024, por......

55% e popullsisë me internet 5G në 2027 - Hapet tenderi për përdorimin e brezit të frekuencave 3400-3800 MHz nga operatorët
Ledina Elezi/SCAN Është hapur tenderi për dhënien e të drejtave të përdorimit në brezin e frekuencave 3400-3800 MHz, në 5 blloqe të organizuara për......

Tre projekte rrugore marrin 4.75 mld lekë shtesë - Buxheti / Financohet Elbasan – Lekaj, pjesë e korridorit VIII
Financimi shtesë prej 4.75 miliardë lekë, për transportin rrugor për vitin 2024 do të shkojë për 3 projekte të reja. Sipas relacionit, që shoqëron Aktin......

Pritet rritje e çmimeve në sektorin e shërbimeve - Vrojtimi i BSH/ Qytetarët u treguan më optimistë për situatën financiare në vend
Ledina Elezi/SCAN Treguesi i ndjesisë ekonomike është rritur me 1 pikë në muajin gusht, duke qëndruar me 12 pikë përqindje mbi mesataren historike. Sipas......

Skemë e re aplikimesh për grante në bujqësi - Për çfarë do të përdoret shtesa në buxhet prej 500 milionë lekësh?
Elisabeta Dosku/ SCAN Ministria e Bujqësisë do të hapë një skemë të re mbështetje për fermerët përmes subvencioneve të dhëna nga buxheti i shtetit. Me aktin......