Shqipëria Postuar më 2 Shtator 2024, 17:08

Fluks i lartë pasagjerësh në aeroportin e Rinasit  - Në gusht, 41% më shumë krahasuar me një vit më parë

Nga SCAN TV
Fluks i lartë pasagjerësh në aeroportin e Rinasit  - Në

Diamila Leka/ SCAN

Muaji gusht, që përkon edhe më kulmin e sezonit turistik ka regjistruar një rritje të konsiderueshme të pasagjerëve në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama, ka ndarë për publikun shifrat më të fundit.

Kështu, në muajin që sapo u mbyll në aeroportin e Rinasit u regjistruan mbi 1,2 milionë pasagjerë, krahasuar me rreth 883 mijë të gushtit të një viti më parë, ose 41% më shumë. Ndërkohë, nga janari deri në fundin e gushtit janë regjistruar 7,2 milionë pasagjerë, me rritje vjetore prej 56%.

Kujtojmë se gjatë vitit 2023, aeroporti ndërkombëtar i Rinasit mirëpriti mbi 7,2 milionë pasagjerë, e njëjta shifër e 8-mujorit të këtij viti.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat