Shqipëria Postuar më 3 Shtator 2024, 14:36

Më shumë energji e tregtuar në alpex - Volumet për 8-mujorin arrijnë 1 mln mWh. Çmimi mesatar, 97 euro/mWh

Nga SCAN TV
Më shumë energji e tregtuar në alpex - Volumet për 8-mujorin

Ola Mitre / SCAN

Bashkimi i tregjeve energjetike Shqiqëri – Kosovë ka rritur volumet e tregtuara në Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike, ALPEX. Sipas të dhënave të përpunuara nga TV SCAN për periudhën janar – gusht 2024 në total përmes këtij instrumenti janë tregtuar rreth 1 mln mWh energji. Gati 56% e kësaj sasie i përket zonës ofertuese të Shqipërisë, ndërsa pjesa tjetër Kosovës, duke treguar volume thuajse të barabartë energjie për 2 vendet. Kjo, pavarësisht faktit se bashkmi i tregjeve u shënua në muajin shkurt, çka do të thotë se të dhënat për Kosovën përfshijnë vetëm periudhën shkurt – gusht, ndërkohë që edhe numri i kompanive të listuara nga shteti fqinj është shumë më i ulët se ai i kompanive nga Shqipëria.

Sa i takon çmimit mesatar, me të cilin është tregtuar energjia, ai varion nga 61,04 euro/mWh që është çmimi më i ulët e që u shënua në muajin prill, deri në 157.98 euro/mWh, që është më i larti e që u shënua në muajin korrik. Çmimi mesatar për periudhën 8 -mujore përllogaritet në 97 euro/mWh.  Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike, ALPEX nisi operimet në datën 11 prill 2023, teksa funksionimi i saj paraqet një sërë avantazhesh, që lidhen me çmimet konkurruese, si dhe ofron një sinjal transparent të çmimeve për investime në energji.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat