Shqipëria Postuar më 3 Shtator 2024, 13:30

Shqipëria kryeson në listën e aeroporteve - Rritje mbi 200% të numrit të pasagjerëve krahasuar me vitin 2019

Nga SCAN TV
Shqipëria kryeson në listën e aeroporteve - Rritje mbi 200%

Diamila Leka/ SCAN

Shqipëria kryeson në listën e aeroporteve raportohet nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve. Në një postim në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama thekson se në bazë të tabelës së listës së aeroporteve, Shqipëria kryeson me rritjen e jashtëzakonshme mbi 200% të numrit të pasagjerëve.

Kryeminsitri Rama përmes publikimit të tij, ka ironizuar dhe debatin e këtij sezoni turistik që plazhet janë bosh duke shtuar se kjo është një pasqyrë e qartë e “boshatisjes” së Shqipërisë nga turistët këtë vit.

Po ashtu sipas të dhënave, kreu i qeverisë vijon duke theksuar që risia këtë vit është ardhja e 4 mijë shtetasve japonezë, 20 mijë shtetasve australianë si dhe 35 mijë shtetasve kanadezë të cilët kanë mbërritur gjatë këtyre muajve në aeroportin e Rinasit.

Ndërkohë kujtojmë që muaji gusht përkon edhe me kulmin e sezonit turistik ku ka shënuar një rritje të konsiderueshme të pasagjerëve në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit.

Të dhënat e publikuara nga kryeministri Rama ku në muajin e tetë të këtij viti në aeroportin e Rinasit u regjistruan mbi 1.2 milionë pasagjerë, krahasuar me rreth 8834 mijë të gushtit të një viti më parë, ose 41% më shumë. Por, në tetë muaj janë regjistruar 7.2 milionë pasagjerë, me një rritje vjetore prej 56%.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat