Kosovë, remitancat dhe IHD-të, burimet kryesore - Deficiti tregtar thellohet në 2.2 mld euro, në rritje vjetore prej 8.2%

Lidion Kulla/ SCAN
Investimet e Huaja Direkte në Kosovë vijojnë të jenë një burim mjaft i rëndësishëm i flukseve të kapitalit por edhe i zhvillimit ekonomik të vendit. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, deri në fund të qershorit të këtij viti investimet e Huaja Direkte arritën në rreth 408 milionë euro, në rritje prej 8.53% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Vetëm gjatë muajit qershor investimet direkte u rritën me rreth 67 milionë euro. Në anën tjetër, investimet e Kosovës jashtë vendit arritën nivelin e 105.43 milionë eurove.
Gjithashtu, edhe remitancat, që janë kategoria kryesore në kuadër të ardhurave dytësore të familjeve në Kosovë, deri në qershor të këtij viti, arritën vlerën e rreth 630 milionë eurove, në rritje prej 2.66 milionë euro ose 0.42%, krahasuar me 6-mujorin e vitit 2023. Ndërkohë, sipas të dhënave paraprake të Bankës Qendrore, remitancat për muajin korrik janë rritur ndjeshëm dhe kanë arritur në 119.68 milionë euro. Në këtë mënyrë, për 7-mujorin e këtij viti remitancat parashikohet të kenë arritur vlerën e 749.75 milionë eurove. Prurjet më të mëdha edhe gjatë muajit korrik kanë qenë përmes Institucioneve Financiare Jo-Banka me rreth 50%, përmes bankave tregtare me 18% dhe kanaleve të tjera me rreth 32%.
Po sipas shifrave të Bankës Qendrore të Kosovës, bilanci tregtar i mallrave deri në fund të qershorit shënoi një deficit në vlerën e 2.2 miliardë eurove, apo 8.2% më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në anën tjetër, eksportet për këtë periudhë shënuan vlerën e 448.44 milionë eurove, që përfaqëson një rritje prej 4.83%, ndërsa importet e mallrave shënuan një rritje prej 7.63% duke arritur vlerën e 2.67 miliardë eurove. Në këtë mënyrë, Kosova vijon të ketë një varësi të madhe ndaj importeve, që janë rreth 6-fish më të larta se eksportet.
Sondazh

Pompa më e madhe e nxehtësisë në botë - Finlanda sjell impiantin që do të reduktojë karbonizimin
Kristi Ceta/SCAN Pompa e nxehtësisë ajër-ujë po instalohet për të ndihmuar në dekarbonizimin e sistemit të ngrohjes qendrore të qytetit. Ngrohja qendrore......

Chat GPT, mbi 200 mln përdorues në javë - Numri është dyfishuar në krahasim me nëntorin e 2023
Kristi Ceta/ SCAN Kompania OpenAI njoftoi se chatbot-i i saj ChatGPT tani ka 200 milionë përdorues aktivë javorë, që është dy herë më shumë në krahasim me......

Rritja e taksës për naftën “pasuron” Britaninë - Plani i qeverisë do të sjellë 12 mld paund në arkat e shtetit
Kristi Ceta/ SCAN Plani i qeverisë britanike për të rritur taksën e jashtëzakonshme për prodhuesit e naftës dhe gazit në Detin e Veriut do të çojë në një......

“Agrovoltaika” u vjen në ndihmë fermerëve - Plotëson rreth 70% të kërkesës për energji në Evropën Qendrore
Kristi Ceta/ SCAN Vendosja e paneleve diellore dhe kultivimi i të korrave në të njëjtën tokë mund të jetë një zgjidhje për të nxitur energjinë elektrike të......

Në 7 muaj gjobiten mbi 27 mijë mjete në Tiranë - Në parkimet me pagesë janë shitur rreth 736 mijë bileta
Diamila Leka/ SCAN Për të gjithë qytetarët të cilët disponojnë një makinë, problemi për ta është se ku do të parkojnë. Pavarësisht se në kryeqytet janë......

Fluks i lartë pasagjerësh në aeroportin e Rinasit - Në gusht, 41% më shumë krahasuar me një vit më parë
Diamila Leka/ SCAN Muaji gusht, që përkon edhe më kulmin e sezonit turistik ka regjistruar një rritje të konsiderueshme të pasagjerëve në aeroportin......

Rruga Kombinat-Ndroq-Plepa, në rikonstruksion - Pas ankesave, ARRSH rishpall kompaninë fituese. Oferta, 567.75 mln lekë, pa TVSH
Ola Mitre / SCAN Autoriteti Rrugor Shqiptar ka rishpallur kompaninë fituese që do të kryejë rikonstruksionin e rrugës së vjetër Kombinat – Ndroq – Plepa. Me......

SHBA, rriten kursimet për pension - Rreth 500,000 amerikanë kanë 1 mln USD në llogaritë e tyre
Kristi Ceta/ SCAN Amerikanët po shfrytëzojnë tregjet e shëndetshme për të vazhduar ndërtimin e kursimeve të tyre për pension. Në tremujorin e dytë të vitit,......