Rregulla të reja për pensionet në bankë - Nga aplikimi për transferim, tek deklarata e konfirmimit dy herë në vit

Elisabeta Dosku/SCAN
Të gjithë pensionistët, të cilët dëshirojnë që ta përfitojnë pensionin e tyre nëpërmjet bankës, kanë në dispozicion dy rrugë për të bërë kërkesën e tyre pa asnjë kosto shtesë.
Aplikimi mund të bëhet nëpërmjet portalit e-Albania, ku qytetari në aplikim duhet të ngarkojë formularin e të dhënave të llogarisë bankare të lëshuara nga banka.
Ndërsa mënyra e dytë është në degën e bankës ku pensionistët dëshirojnë të marrin pensionin, e cila ka përgjegjësitë për dërgimin e kërkesës sipas procedurës së përcaktuar për veprime nëpërmjet portalit.
Instituti i sigurimeve Shoqërore ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me 9 banka tregtare në vend ku pensionistët mund të transferojnë pensionin dhe të përfitojnë llogari me komisione zero apo të reduktuara.
Nga ana tjetër, për ata pensionistë që kanë zgjedhur tashmë që pensionin ta marrin përmes sistemit bankar, do të duhet që në muajin Mars dhe Shtator të çdo viti, të paraqitet në bankën përkatëse ku kanë llogarinë dhe të konfirmojë vazhdueshmërinë e pagesave duke nënshkruar një deklaratë.
Përfituesi mund ta plotësojë dhe ta depozitojë deklaratën konfirmuese në një 6-mujor pranë sportelit të bankës dhe 6-mujorin tjetër mund ta bëjë nëpërmjet portalit e-Albania.
Ligji për llogaritë me shërbime bazike ka hyrë në fuqi në Prill dhe përpara bërjes së tij realitet, rezultonte se vetëm 73.950 pensionistë e merrnin pensionin përmes bankave dhe 666.300 në postë. Pra e thënë ndryshe, vetëm 10%. Ligji i ri për llogaritë bazike, ku përcaktohen kategoritë që përfitojnë shërbime me tarifa të reduktuara ose me tarifë zero, parashikon edhe opsionin e transferimit të llogarisë, nga llogari normale në llogari bankare bazike.
Ndërkohë më tarifë zero do të jenë edhe shërbimet si hapja dhe mbyllja e llogarive bankare, tërheqjet në ATM, debitimet direkte; transaksionet e pagesave përmes një karte, përfshirë pagesat online; transfertat e kreditit, përfshirë pagesat periodike, aty ku është e zbatueshme, në terminale dhe në sportelet e bankës dhe nëpërmjet platformave online.
Sondazh

Sa fermerë do të marrin pagesë për naftën në bujqësi? - Lista/ “Kalon” vetëm gjysma e aplikantëve, kryeson qarku Fier
Elisabeta Dosku/ SCAN Lista e aplikantëve që kanë kaluar “testin” për të përfituar naftë falas për punime të mekanizuara në bujqësi është bërë publike.......

Shqipëria kryeson në listën e aeroporteve - Rritje mbi 200% të numrit të pasagjerëve krahasuar me vitin 2019
Diamila Leka/ SCAN Shqipëria kryeson në listën e aeroporteve raportohet nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve. Në një postim në rrjetet sociale......

Kosovë, remitancat dhe IHD-të, burimet kryesore - Deficiti tregtar thellohet në 2.2 mld euro, në rritje vjetore prej 8.2%
Lidion Kulla/ SCAN Investimet e Huaja Direkte në Kosovë vijojnë të jenë një burim mjaft i rëndësishëm i flukseve të kapitalit por edhe i zhvillimit ekonomik......

Pompa më e madhe e nxehtësisë në botë - Finlanda sjell impiantin që do të reduktojë karbonizimin
Kristi Ceta/SCAN Pompa e nxehtësisë ajër-ujë po instalohet për të ndihmuar në dekarbonizimin e sistemit të ngrohjes qendrore të qytetit. Ngrohja qendrore......

Chat GPT, mbi 200 mln përdorues në javë - Numri është dyfishuar në krahasim me nëntorin e 2023
Kristi Ceta/ SCAN Kompania OpenAI njoftoi se chatbot-i i saj ChatGPT tani ka 200 milionë përdorues aktivë javorë, që është dy herë më shumë në krahasim me......

Rritja e taksës për naftën “pasuron” Britaninë - Plani i qeverisë do të sjellë 12 mld paund në arkat e shtetit
Kristi Ceta/ SCAN Plani i qeverisë britanike për të rritur taksën e jashtëzakonshme për prodhuesit e naftës dhe gazit në Detin e Veriut do të çojë në një......

“Agrovoltaika” u vjen në ndihmë fermerëve - Plotëson rreth 70% të kërkesës për energji në Evropën Qendrore
Kristi Ceta/ SCAN Vendosja e paneleve diellore dhe kultivimi i të korrave në të njëjtën tokë mund të jetë një zgjidhje për të nxitur energjinë elektrike të......

Në 7 muaj gjobiten mbi 27 mijë mjete në Tiranë - Në parkimet me pagesë janë shitur rreth 736 mijë bileta
Diamila Leka/ SCAN Për të gjithë qytetarët të cilët disponojnë një makinë, problemi për ta është se ku do të parkojnë. Pavarësisht se në kryeqytet janë......