Shqipëria Postuar më 19 Tetor 2024, 11:50

Si do të financohen projektet në turizëm? - Prioritet, ata që promovojnë praktikat e qëndrueshme dhe traditat

Nga SCAN TV
Si do të financohen projektet në turizëm? - Prioritet, ata

Ledina Elezi/SCAN

 

Në Fletoren Zyrtare është botuar vendimi që përcakton procedurat që duhet të ndjekin subjektet për të përfituar mbështetje financiare nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit lidhur me projektet e tyre në turizëm. Për të përfituar financim, projektet dhe veprimtaritë në fushën e turizmit, duhet të jenë në përputhje me parimet e zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm në vend dhe politikat e ministrisë për zhvillimin e industrisë së turizmit.

Është e domosdoshme që projektet të promovojnë këtë industri për zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e cilësisë së jetës, si dhe të promovojnë produktet dhe destinacionet turistike, traditat dhe vlerat e trashëgimisë kulturore, historike dhe natyrore të vendit. Shqipëria duhet promovuar në    arenën ndërkombëtare si një destinacion turistik holistik dhe i konsoliduar, me turizëm të qëndrueshëm dhe gjithëvjetor.

Një kolegjium në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit do të vlerësojë nëse kriteret e mësipërme janë plotësuar nga entitetet kombëtare dhe ndërkombëtare që kanë ekskluzivitetin për realizimin e projekteve dhe veprimtarive në fushën e turizmit, si dhe subjektet që ofrojnë produkte dhe shërbime në funksion të këtyre projekteve.

Pas shqyrtimit të propozimeve, kolegjumi zgjedh opsionin më të favorshëm dhe e dërgon për miratim te ministri përgjegjës, me qëllim lidhjen e kontratës brenda 3 ditëve. Subjektet që dërgojnë projekte për financim pranë kësaj ministrie, duhet të jenë të regjistruar, të kenë status aktiv, të mos kenë detyrime përmbarimore dhe të tjera.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat