Gjermania, masa për të përforcuar industrinë e erës - Synohet siguria kibernetike, reduktimi i varësisë nga përbërësit kritikë

Kristi Ceta/SCAN
Gjermania planifikon të prezantojë masa që synojnë të nxisë industrinë vendase të erës, tha Ministria e Ekonomisë, mes shqetësimeve nga qeveritë dhe kompanitë evropiane për firmat kineze që po fitojnë vrull në kontinent.
Masat do të përqendrohen në përmirësimin e sigurisë kibernetike, reduktimin e varësisë nga përbërësit kritikë si magnetët e përhershëm dhe sigurimin e konkurrencës së ndershme në tregjet globale, shpjegoi ministria.
Kina përbën rreth 60% të prodhimit global të mineraleve të tokës së rrallë dhe 90% të prodhimit të magnetit.
Plani do të trajtojë gjithashtu sigurimin e financimit për rritjen e prodhimit dhe rregullimin e mekanizmave të financimit publik për të parandaluar deformimin e tregut.
Tensionet janë të larta midis Pekinit dhe Bashkimit Evropian, dy tregjeve më të mëdha të erës në botë. Komisioni Evropian nisi një hetim në prill për të zbuluar nëse kompanitë kineze po përfitojnë nga subvencionet e padrejta.
Ekspertët e industrisë thonë se përdorimi i turbinave kineze është i pashmangshëm për të përmbushur objektivat e BE-së për energjinë e rinovueshme për vitin 2030. Brukseli vlerëson se të paktën 37 gigavat (GW) energji e re e erës duhet të shtohen çdo vit, krahasuar me 17 GW të shtuara në 2023.
Megjithatë, Evropa, duke pasur parasysh përvojat e kaluara ku industritë kryesore humbën nga konkurrenca e huaj e subvencionuar nga shteti, kërkon të shmangë një rezultat të ngjashëm në sektorin e erës.
Ministria tha se përfaqësuesit e industrisë së erës pohuan aftësinë për të përmbushur kërkesën afatmesme dhe afatgjatë, me kusht që të ruhen kushtet e qëndrueshme të tregut. Një takim i mëtejshëm për të shqyrtuar progresin është planifikuar për në fillim të vitit 2025.
Sondazh

“Rritja e përdorimit të kondicionerëve rrezikon rrjetet globale” - IEA, e shqetësuar për ndikimin e madh që do të prekë sektorin e energjisë
Kristi Ceta/SCAN Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) ka paralajmëruar se rritja e madhe e përdorimit të kondicionerëve do të ketë një nga ndikimet......

Sektori call center humbet “shkëlqimin” - Ulet numri me 50%, tkurrje edhe numri i punonjësve
Hamit Yzeiraj / SCAN Numri i të punësuarve në kompanitë që ofrojnë shërbime telefonike po vazhdon të bjerë. Sipas të dhënave, gjatë vitit të kaluar,......

Rritja ekonomike 3.9% për Kosovën - Bellaqa: Pozitive, por duhet të zgjerohet tregu
Alida Lula / SCAN Banka Botërore ka parashikuar se rritja ekonomike për Kosovën për vitin 2024 do të jetë 3.8%, ndërkaq tredi i rritjes do të vazhdojë......

Gati projektligji për njohjen e punësimit në ish-kooperativa/ Çfarë është parashikuar për efektet e pensioneve në ish-ndërmarrjet shtetërore?
Diamila Leka/ SCAN Në konsultime publike është publikuar projektligji i cili ka për qëllim njohjen si periudhë sigurimi, për efekt pensioni në sistemin e......

Efikasiteti i energjisë: A janë shtëpitë e BE-së gati për dimër?
Edel Strazimiri / SCAN Në vitin 2023, 25.5% e popullsisë së BE-së të moshës 16 vjeç e lart jetonte në një shtëpi në të cilën efikasiteti i energjisë......

BQE pritet të vijojë me ulje të mëtejshme të normave - Euro mbetet i ekspozuar ndaj rënieve të reja!
Edel Strazimiri / SCAN Ekonomistët dhe analistët e tregut janë në një marrëveshje të gjerë që Banka Qendrore Europiane (BQE) do të vazhdojë të ulë......

Ndërtimi i hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës - Zv/kryeministrja Balluku inspekton punimet: Në nëntor nis ndërtimi i stacioneve
Diamila Leka/ Scan Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka inspektuar punimet në kantierin e......

Rriten eksportet drejt Azisë - Tregtarët shqiptarë, drejt vendeve ku kursi i këmbimit është i qëndrueshëm
Hamit Yzeiraj/SCAN Edhe pse zhvlerësimi i euros ka goditur tregtarët shqiptarë, të cilët kryesisht eksportojnë mallra në vendet e Bashkimit Europian,......