Shqipëria Postuar më 18 Tetor 2024, 14:14

Rriten eksportet drejt Azisë - Tregtarët shqiptarë, drejt vendeve ku kursi i këmbimit është i qëndrueshëm

Nga SCAN TV
Rriten eksportet drejt Azisë - Tregtarët shqiptarë, drejt vendeve

Hamit Yzeiraj/SCAN

 

Edhe pse zhvlerësimi i euros ka goditur tregtarët shqiptarë, të cilët kryesisht eksportojnë mallra në vendet e Bashkimit Europian, kjo nuk i ndalon ata të gjejnë tregje të reja për të ofruar produktet e përpunuara në Shqipëri.

Tregtarët po gjejnë gjithnjë e më shumë rrugë alternative duke lidhur kontrata të reja me vende ku leku, në raport me valutën e vendit tjetër, ka një farë qëndrueshmërie.

Nga të dhënat e Institutit të Statistikave, përgjatë 9-mujorit të parë të vitit, Shqipëria ka rritur eksportet kryesisht me vendet në Lindjen e Mesme.

Me Izraelin, eksporti i mallrave gjatë periudhës janar-shtator 2024 arriti në 291 milionë lekë. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, eksportet u trefishuan.

Gjithashtu, kanë shënuar rritje dhe vende të tjera të Azisë si Jordania, Mongolia, Nigeria, dhe Tajlanda.

Ky i fundit është vendi ku Shqipëria ka eksportuar më shumë mallra sipas Instat; nga 3.7 milionë lekë gjatë janar-shtatorit 2023, në plot 29 milionë lekë gjatë periudhës së vitit aktual. Shqipëria kryesisht eksporton drejt vendeve të Azisë veshje dhe këpucë.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat