Rrugë dhe energji për zhvillimin e turizmit - Ministria e Turizmit kërkon akses për vlerësimin e nevojave për investime

Ola Mitre / SCAN
Lëvizshmëria e pafavorshme brenda dhe ndërmjet destinacioneve turistike është një faktorët që frenon kapacitetin e sektorit për rritje të qëndrueshme dhe përmirësim të konkurrueshmërisë. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka identifikuar disa nga sfidat përmes një analize të thelluar mbi sektorin, duke evidentuar nevojën për investime në infrastrukturë, ku përfshihen jo vetëm rrugët, por edhe energjia elektrike, furnizimi me ujë, sistemet e menaxhimit të mbetjeve, portet dhe limanet, teleferikët, etj.
Sipas draft Strategjisë për zhvillimin e sektorit në 6 vitet e ardhshme, infrastruktura ende në zhvillim kufizon aksesin në atraksionet e shumta natyrore dhe kulturore të Shqipërisë, duke rezultuar në mbipopullim (gjatë sezonit të pikut) të zonave më të aksesueshme dhe shfrytëzim të pamjaftueshëm të zonave më të vështira për t’u aksesuar.
“Rritja e lëvizshmërisë përmes përmirësimeve të infrastrukturës dhe zgjidhjeve dixhitale është me rëndësi thelbësore për një turizëm të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës”, - thuhet ndër të tjera në dokument.
Për këtë arsye një nga masat e parashikuara për t’u ndërmarrë është identifikimi, vlerësimi dhe promovimi strategjik i infrastrukturës së nevojshme për të mbështetur rritjen e qëndrueshme të turizmit, teksa synohet që kjo përgjegjësi t’i jepet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.
“Duke pasur akses në vlerësimin e detajuar të këtyre nevojave për investime, MTM mund të zhvillojë një plan për të bashkëpunuar me grupet përkatëse të interesit dhe për t'u siguruar se infrastruktura kritike është në përputhje me qëllimet e zhvillimit të turizmit”, - specifikohet në dokument.
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

516 milionë euro më shumë në buxhet - 9-mujori/ Konsumi, “motori” i rritjes. 480 milionë euro investime
Elisabeta Dosku/SCAN 516 milionë euro shtesë janë arkëtuar në buxhetin e shtetit në 9 muajt e parë të këtij vitit. Referuar treguesve fiskalë të......

Turizmi kulturor, 394 mln leke të ardhura - Ministri Gonxhja: 1.1 mln vizitorë në sitet arkeologjike e kulturore
Ernilda Luzi/ Scan Nga kalatë madhështore, muzetë plot histori, e deri tek parqet arkeologjike që magjepsin çdo vizitor, viti 2024 ka shënuar rekorde......

“E ardhmja, e vështirë për ekonominë globale” - FMN parashikon rritje të dobët afatmesme, përshkallëzim tensionesh tregtare
Kristi Ceta/SCAN Parashikimet e reja nga Fondi Monetar Ndërkombëtar tregojnë për një të ardhme të vështirë për ekonominë globale, të shënuar nga një......

Gjermania rrit përdorimin e “IA” - 57% e kompanive po përfshijnë teknologjinë e re në metodat e punës
Kristi Ceta/SCAN Kompanitë gjermane po fokusohen gjithmonë e më shumë tek inteligjenca artificiale, sipas shoqatës digjitale Bitkom. Një sondazh që......

Greqia do të nisë taksimin e bakshisheve! - Rregullorja re hyn në fuqi nga 1 nëntori i këtij viti
Kristi Ceta/SCAN Ministria e Financave në Greqi prezantoi marrëveshjen e re për taksimin e bakshisheve, duke vlerësuar se si të ardhurat potenciale të......

Britani, të pasurit kërkojnë ndryshim taksash - Investitorët me banim jashtë vendit synojnë të parandalojnë eksodin e pasurisë
Kristi Ceta/SCAN Individët e pasur që janë rezidentë në Britani, por kanë vendbanimin jashtë shtetit, po i kërkojnë qeverisë të prezantojë një regjim të......

Çfarë eksporton Shqipëria më shumë në rajon?-INSTAT/ Veshje dhe këpucë, me tonelata në Itali dhe Greqi
Ledina Elezi/ SCAN Eksportet e Shqipërisë me Kosovën kanë pësuar një tjetër rënie drastike gjatë muajit shtator. Sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i......

Shqipëria pozitive në rritjen ekonomike/Raporti i BB vlerëson rënie të varfërisë, ndikim ndryshimi i pagave
Diamila Leka/ SCAN Rritja ekonomike e Shqipërisë parashikohet të përshpejtohet me një ritëm të moderuar prej 3.4% për vitin 2025, thuhet në Raportin e......