Hapet “loja” për buxhetin 2025 - Cilat sektorë do të kenë prioritet në financim?

Elisabeta Dosku/ SCAN
Ministria e Financave ka nisur punën për hartimin e projektbuxhetit dhe paketës fiskale për vitin 2025, për të cilin pritet të nisin diskutimet në komisionet parlamentare muajin nëntor. Burime për SCAN TV, bëjnë me dije se aktualisht me diskutimet përkatëse për të adresuar nevojat për vitin e ardhshëm po merren ministrisë e linjës dhe agjencitë e pavarura.
Duke qenë se perfomanca e të ardhurave gjatë këtij viti ka qenë e kënaqshme, nxitur nga rritja e pagave dhe e konsumit, duket se edhe buxheti i shpërndarë gjatë 2025 për institucionet publike do të jetë me rritje në raport me këtë vit, kjo bazuar edhe në kërkesat dhe nevojat e paraqitura por edhe në prioritet që do të ketë qeveria.
Referuar buxhetit afatmesëm të qeverisë, për vitin 2025, parashikohet rritje e financimit për sektorin shëndetësor, me afro 3.6 miliardë lekë. Po ashtu një rritje të konsiderueshme parashikohet për buxhetin e arsimit, duke akomoduar dhe rritjen e pagave e cila u bë efektive në korrik të këtij viti, buxhet i cili do të kapërcejë me afro 8.5 miliardë lekë.
Prioritet do ti jepet edhe gjatë vitit të ardhshmen investimeve kryesisht në infrastrukturën rrugore dhe transportin detar, për projekte të nisura apo për financimin e projekteve të reja, ku buxheti për Ministrinë e Energjisë dhe Infrastrukturës parashikohet të rritet me 12.5 miliardë lekë në raport me buxhetin fillestar të këtij viti.
Nga ana tjetër, pavarësisht kontributit që jep në punësim dhe ekonomi, bujqësia sërish duket se do të trajtohet si në vitin 2024, me një buxhet që qëndron pak a shumë në të njëjtat nivele, në rreth 14.2 miliardë lekë. Edhe ministria e Drejtësisë, Ministria e Ekonomisë dhe ajo e Turizmit, do të jetë në të njëjtat nivele buxhetore, ndërsa Ministria e Brendshme do të ketë një rritje prej rreth 1.5 miliardë lekësh dhe Ministria e Mbrojtjes prej 2.7 miliardë lekësh duke ruajtur kufirin e shpenzimeve buxhetore ne nivelin 2% të PBB.
Nga shifrat e parashikuara në dokumentin buxhetor afatmesëm mund të ketë lëvizje të vogla në varësi të kërkesave, por qasja do të jetë e njëjtë.
Sondazh

SHBA, partneri i dytë i eksporteve të Shqipërisë - Zë 9.3% të totalit, spostohet Kosova. Austria del nga “top 10”
Armela Duka/SCAN Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në shtator 2024 eksportet e mallrave arritën vlerën 31 mld lekë, duke u ulur me 8.5%, në krahasim......

Më shumë borxh, sesa pasuri financiare - BSH: Rreth 55% e detyrimeve të bizneseve janë aksione dhe kapital tjetër
Ledina Elezi/SCAN Bizneset kanë më tepër detyrime financiare sesa zotërime, ose e thënë ndryshe, borxhi i biznesit është shumë më i lartë sesa pasuritë......

Ndotja e ajrit në Tiranë/ Bashkia hap tenderin për Planin e Veprimit: Masat aktuale, të pamjaftueshme!
Ola Mitre / SCAN Me një fond limit prej 12.3 mln lekë, Bashkia e Tiranës ka hapur tenderin për hartimin e Planit të Veprimit për Menaxhimin e Cilësisë......

Java mbyllet negativisht për Euron, Frangën dhe Dollarin
SCAN Dollari amerikan pas një rritje dy ditore ka pësuar një rënie mëngjesin e kësaj të premte duke e mbyllur kështu këtë javë negativisht teksa blihet sot......

Rrugë dhe energji për zhvillimin e turizmit - Ministria e Turizmit kërkon akses për vlerësimin e nevojave për investime
Ola Mitre / SCAN Lëvizshmëria e pafavorshme brenda dhe ndërmjet destinacioneve turistike është një faktorët që frenon kapacitetin e sektorit për rritje......

516 milionë euro më shumë në buxhet - 9-mujori/ Konsumi, “motori” i rritjes. 480 milionë euro investime
Elisabeta Dosku/SCAN 516 milionë euro shtesë janë arkëtuar në buxhetin e shtetit në 9 muajt e parë të këtij vitit. Referuar treguesve fiskalë të......

Turizmi kulturor, 394 mln leke të ardhura - Ministri Gonxhja: 1.1 mln vizitorë në sitet arkeologjike e kulturore
Ernilda Luzi/ Scan Nga kalatë madhështore, muzetë plot histori, e deri tek parqet arkeologjike që magjepsin çdo vizitor, viti 2024 ka shënuar rekorde......

“E ardhmja, e vështirë për ekonominë globale” - FMN parashikon rritje të dobët afatmesme, përshkallëzim tensionesh tregtare
Kristi Ceta/SCAN Parashikimet e reja nga Fondi Monetar Ndërkombëtar tregojnë për një të ardhme të vështirë për ekonominë globale, të shënuar nga një......