SHBA, partneri i dytë i eksporteve të Shqipërisë - Zë 9.3% të totalit, spostohet Kosova. Austria del nga “top 10”

Armela Duka/SCAN
Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në shtator 2024 eksportet e mallrave arritën vlerën 31 mld lekë, duke u ulur me 8.5%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë .
Shifrat tregojnë se harta e eksporteve ka pësuar ndryshime të dukshme në muajin shtator të këtij viti. "Scan Intel” ka analizuar të dhënat për të kuptuar se cilët janë 10 partnerët kryesorë të Shqipërisë në tregtinë e jashtme dhe si ka ndryshuar pesha e tyre ndaj totalit të eksporteve.
Në fakt, shifrat vazhdojnë të konfirmojnë edhe në shtatorin e vitit aktual Italinë si eksportuesin më të madh. Ajo që vihet re nga harta e partnerëve kryesorë është dalja e Austrisë nga lista dhe hyrja e Shteteve të Bashkuara me një peshë ndaj totalit prej 9.3%.
Rikujtojmë se në shtatorin e vitit të kaluar SHBA-ja mbante vendin e 16-të dhe këtë vit ka zëvëndësuar Kosovën duke e spostuar atë në vendin e tretë në listë nga vendi i dytë që gëzonte në shtatorin e vitit të kaluar. Në vendin e katërt dhe të 5-të këtë vit është renditur Spanja dhe Greqia, e më pas ndjekin Kina, Sllovakia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.
Por si ka ndryshuar pesha e këtyre shteteve nga shtatori i një viti më parë? Në vitin 2023, eksportet me Italinë zinin 48% të eksporteve totale ndërsa këtë vit kjo peshë është reduktuar me 7.3 pikë përqindje. Po njësoj edhe Kosova e ka ulur kontributin e saj në eksportet totale të Shqipërisë.
Ndërkohë, shtetet si Spanja dhe Kina e kanë rritur peshën e tyre në tregtinë me Shqipërinë me 2.5 pikë dhe 2.2 pikë përkatësisht. Edhe ndryshimet vjetore të përllogaritura për peshën e eksporteve me Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Austrinë dhe Sllovakinë, tregojnë se këto shtete e kanë rritur peshën e tyre në tregtinë e jashtme me 0.2 pikë përqindje dhe 0.3 pikë.
Sondazh

Më shumë borxh, sesa pasuri financiare - BSH: Rreth 55% e detyrimeve të bizneseve janë aksione dhe kapital tjetër
Ledina Elezi/SCAN Bizneset kanë më tepër detyrime financiare sesa zotërime, ose e thënë ndryshe, borxhi i biznesit është shumë më i lartë sesa pasuritë......

Ndotja e ajrit në Tiranë/ Bashkia hap tenderin për Planin e Veprimit: Masat aktuale, të pamjaftueshme!
Ola Mitre / SCAN Me një fond limit prej 12.3 mln lekë, Bashkia e Tiranës ka hapur tenderin për hartimin e Planit të Veprimit për Menaxhimin e Cilësisë......

Java mbyllet negativisht për Euron, Frangën dhe Dollarin
SCAN Dollari amerikan pas një rritje dy ditore ka pësuar një rënie mëngjesin e kësaj të premte duke e mbyllur kështu këtë javë negativisht teksa blihet sot......

Rrugë dhe energji për zhvillimin e turizmit - Ministria e Turizmit kërkon akses për vlerësimin e nevojave për investime
Ola Mitre / SCAN Lëvizshmëria e pafavorshme brenda dhe ndërmjet destinacioneve turistike është një faktorët që frenon kapacitetin e sektorit për rritje......

516 milionë euro më shumë në buxhet - 9-mujori/ Konsumi, “motori” i rritjes. 480 milionë euro investime
Elisabeta Dosku/SCAN 516 milionë euro shtesë janë arkëtuar në buxhetin e shtetit në 9 muajt e parë të këtij vitit. Referuar treguesve fiskalë të......

Turizmi kulturor, 394 mln leke të ardhura - Ministri Gonxhja: 1.1 mln vizitorë në sitet arkeologjike e kulturore
Ernilda Luzi/ Scan Nga kalatë madhështore, muzetë plot histori, e deri tek parqet arkeologjike që magjepsin çdo vizitor, viti 2024 ka shënuar rekorde......

“E ardhmja, e vështirë për ekonominë globale” - FMN parashikon rritje të dobët afatmesme, përshkallëzim tensionesh tregtare
Kristi Ceta/SCAN Parashikimet e reja nga Fondi Monetar Ndërkombëtar tregojnë për një të ardhme të vështirë për ekonominë globale, të shënuar nga një......

Gjermania rrit përdorimin e “IA” - 57% e kompanive po përfshijnë teknologjinë e re në metodat e punës
Kristi Ceta/SCAN Kompanitë gjermane po fokusohen gjithmonë e më shumë tek inteligjenca artificiale, sipas shoqatës digjitale Bitkom. Një sondazh që......