Biznese online me mallra kontrabandë - Policia, kontrolle në Tiranë, Krujë dhe Durrës. Arrestohen 4 persona

Ernilda Luzi/ Scan
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë bën me dije, se katër persona janë arrestuar pasi akuzohet se shisnin mallra kontrabandë online. Policia ka ushtruar kontrolle në Tiranë, Krujë dhe Durrës.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Hidden money". Gjatë operacionit janë ndaluar 4 shtetas, janë proceduar në gjendje të lirë 2 shtetas, si dhe po punohet për kapjen e 3 të tjerëve.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë njofton se po vazhdojnë të zhvillohen kontrolle në 13 subjekte të ndryshme në Tiranë, Krujë dhe Durrës. Subjektet e lartpërmendura tregtonin mallra të ndryshme dhe kryenin aktivitetin e tyre kryesisht online, nëpërmjet rrjeteve sociale "Facebook", "Instagram" dhe "Tik-Tok", duke mos deklaruar shitjet në organet tatimore, si dhe duke futur produkte kontrabandë, në Republikën e Shqipërisë.
Nga përllogaritjet e strukturave të Hetimit Tatimor janë analizuar dërgesat e postës për secilin subjekt, duke i ndarë në vite dhe më pas janë krahasuar me deklarimet e kryera nga çdo subjekt, dhe janë krahasuar deklarimet në tatime me deklarimet në postë, ku rezulton një diferencë totale prej 1 500 000 euro.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar mallra të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara, si dhe celularët e shtetasve të proceduar, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë.
Sondazh

Hapet “loja” për buxhetin 2025 - Cilat sektorë do të kenë prioritet në financim?
Elisabeta Dosku/ SCAN Ministria e Financave ka nisur punën për hartimin e projektbuxhetit dhe paketës fiskale për vitin 2025, për të cilin pritet të......

SHBA, partneri i dytë i eksporteve të Shqipërisë - Zë 9.3% të totalit, spostohet Kosova. Austria del nga “top 10”
Armela Duka/SCAN Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në shtator 2024 eksportet e mallrave arritën vlerën 31 mld lekë, duke u ulur me 8.5%, në krahasim......

Më shumë borxh, sesa pasuri financiare - BSH: Rreth 55% e detyrimeve të bizneseve janë aksione dhe kapital tjetër
Ledina Elezi/SCAN Bizneset kanë më tepër detyrime financiare sesa zotërime, ose e thënë ndryshe, borxhi i biznesit është shumë më i lartë sesa pasuritë......

Ndotja e ajrit në Tiranë/ Bashkia hap tenderin për Planin e Veprimit: Masat aktuale, të pamjaftueshme!
Ola Mitre / SCAN Me një fond limit prej 12.3 mln lekë, Bashkia e Tiranës ka hapur tenderin për hartimin e Planit të Veprimit për Menaxhimin e Cilësisë......

Java mbyllet negativisht për Euron, Frangën dhe Dollarin
SCAN Dollari amerikan pas një rritje dy ditore ka pësuar një rënie mëngjesin e kësaj të premte duke e mbyllur kështu këtë javë negativisht teksa blihet sot......

Rrugë dhe energji për zhvillimin e turizmit - Ministria e Turizmit kërkon akses për vlerësimin e nevojave për investime
Ola Mitre / SCAN Lëvizshmëria e pafavorshme brenda dhe ndërmjet destinacioneve turistike është një faktorët që frenon kapacitetin e sektorit për rritje......

516 milionë euro më shumë në buxhet - 9-mujori/ Konsumi, “motori” i rritjes. 480 milionë euro investime
Elisabeta Dosku/SCAN 516 milionë euro shtesë janë arkëtuar në buxhetin e shtetit në 9 muajt e parë të këtij vitit. Referuar treguesve fiskalë të......

Turizmi kulturor, 394 mln leke të ardhura - Ministri Gonxhja: 1.1 mln vizitorë në sitet arkeologjike e kulturore
Ernilda Luzi/ Scan Nga kalatë madhështore, muzetë plot histori, e deri tek parqet arkeologjike që magjepsin çdo vizitor, viti 2024 ka shënuar rekorde......