“Rritja e përdorimit të kondicionerëve rrezikon rrjetet globale” - IEA, e shqetësuar për ndikimin e madh që do të prekë sektorin e energjisë

Kristi Ceta/SCAN
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) ka paralajmëruar se rritja e madhe e përdorimit të kondicionerëve do të ketë një nga ndikimet më të mëdha dhe më të paparashikueshme në rrjetet e energjisë në botë në dekadën e ardhshme.
Studiuesit e Agjencisë deklarojnë se kombinimi i të ardhurave në rritje në vendet në zhvillim dhe temperaturave më të larta për shkak të ndryshimeve klimatike do të sjellë konsum më të lartë të për kondicionerët e shtëpisë, që do të jetë më shumë se totali aktual i përgjithshëm i energjisë elektrike në Lindjen e Mesme.
Në raportin kryesor, Agjencia rriti parashikimet e kërkesës në këtë sektor, duke theksuar se konsumi deri në vitin 2035 do të jetë gjashtë për qind më i lartë se sa ishte vlerësuar vitin e kaluar.
Raporti thotë se kondicionerët do të kërkojnë 697 teravat orë shtesë (TWh) energji elektrike deri në vitin 2030, mbi tre herë më shumë se kërkesa shtesë në krahasim me qendrat e të dhënave. Automjetet elektrike, nga ana tjetër, do të kërkojnë 854 TWh shtesë.
Ndryshueshmëria e kërkesës për kondicionerë nënkupton se ata do të kenë ndikimin më të paparashikueshëm të përditshëm në rrjetet e energjisë. Sipas ekspertëve, shumë vendimmarrës nuk e kuptojnë se sa vendimtarë janë kondicionerët për konsumin e elektricitetit në shkallë globale.
Në SHBA dhe Japoni, 90 për qind e familjeve kanë kondicionerë, ndërsa në Nigeri vetëm pesë për qind, 15 për qind në Indonezi dhe më pak se 20 për qind në Indi. Me rritjen e të ardhurave dhe ndikimin në rritje të ndryshimeve klimatike, gjithnjë e më shumë njerëz po blejnë kondicionerë, duke e shndërruar në një faktor kryesor në rritjen e konsumit.
Edhe në një skenar ku qeveritë përmbushin angazhimet e tyre për klimën, konsumi i energjisë për kondicionerët do të rritet me gati 200 për qind.
Sondazh

Sektori call center humbet “shkëlqimin” - Ulet numri me 50%, tkurrje edhe numri i punonjësve
Hamit Yzeiraj / SCAN Numri i të punësuarve në kompanitë që ofrojnë shërbime telefonike po vazhdon të bjerë. Sipas të dhënave, gjatë vitit të kaluar,......

Rritja ekonomike 3.9% për Kosovën - Bellaqa: Pozitive, por duhet të zgjerohet tregu
Alida Lula / SCAN Banka Botërore ka parashikuar se rritja ekonomike për Kosovën për vitin 2024 do të jetë 3.8%, ndërkaq tredi i rritjes do të vazhdojë......

Gati projektligji për njohjen e punësimit në ish-kooperativa/ Çfarë është parashikuar për efektet e pensioneve në ish-ndërmarrjet shtetërore?
Diamila Leka/ SCAN Në konsultime publike është publikuar projektligji i cili ka për qëllim njohjen si periudhë sigurimi, për efekt pensioni në sistemin e......

Efikasiteti i energjisë: A janë shtëpitë e BE-së gati për dimër?
Edel Strazimiri / SCAN Në vitin 2023, 25.5% e popullsisë së BE-së të moshës 16 vjeç e lart jetonte në një shtëpi në të cilën efikasiteti i energjisë......

BQE pritet të vijojë me ulje të mëtejshme të normave - Euro mbetet i ekspozuar ndaj rënieve të reja!
Edel Strazimiri / SCAN Ekonomistët dhe analistët e tregut janë në një marrëveshje të gjerë që Banka Qendrore Europiane (BQE) do të vazhdojë të ulë......

Ndërtimi i hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës - Zv/kryeministrja Balluku inspekton punimet: Në nëntor nis ndërtimi i stacioneve
Diamila Leka/ Scan Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka inspektuar punimet në kantierin e......

Rriten eksportet drejt Azisë - Tregtarët shqiptarë, drejt vendeve ku kursi i këmbimit është i qëndrueshëm
Hamit Yzeiraj/SCAN Edhe pse zhvlerësimi i euros ka goditur tregtarët shqiptarë, të cilët kryesisht eksportojnë mallra në vendet e Bashkimit Europian,......

Biznese online me mallra kontrabandë - Policia, kontrolle në Tiranë, Krujë dhe Durrës. Arrestohen 4 persona
Ernilda Luzi/ Scan Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë bën me dije, se katër persona janë arrestuar pasi akuzohet se shisnin mallra kontrabandë online.......