Shqipëria Postuar më 18 Tetor 2024, 14:43

Ndërtimi i hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës - Zv/kryeministrja Balluku inspekton punimet: Në nëntor nis ndërtimi i stacioneve

Nga SCAN TV
Ndërtimi i hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës - Zv/kryeministrja

Diamila Leka/ Scan

 

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka inspektuar punimet në kantierin e hekurudhës Tiranë- aeroporti “Nënë Tereza”- Durrës.

“Po bisedonim pak më parë përsa i përket shpejtësisë që do ketë kjo linjë. Kjo linjë do ketë një shpejtësi prej 120km/h mesatarisht. Kemi avancuar për një sërë komponentësh të projektit, sepse projekti Tiranë-Rinas-Durrës, ka disa komponentë. Pra nuk është thjeshtë traseja, të cilën po ecim me një shpejtësi të mirë të qëndrueshme dhe të konsiderueshme. Rreth 80% e proceseve janë të bëra, nga ana tjetër jemi edhe duke avancuar edhe me komponentët e tjerë, siç është pjesa e stacioneve,” tha ajo.

Ndërkohë që gara e stacioneve ka përfunduar dhe është një fitues por që në nëntor do të nis ndërtimi i stacioneve dhe mbyllja e trasesë.

Ergys Verdho Drejtor i Hekurudhës Shqiptare: “E rëndësishme është që në nëntor fillon puna për ndërtimin e stacioneve dhe ato do përqëndrohen në pjesën e kabinave të sinjalistikës dhe telekomunikacionit, për shkak se ky komponent ndërthuret me trasenë, me futjen e të gjithë sinjalistikës në këto ndërtesa.”

Një komponent i rëndësishëm i projektit të hekurudhës është dhe elektrifikimi.

“Elektrifikimi që është shumë i rëndësishëm, ne e kemi bërë punën paraprake. Dhe pritet të hapet gara ndërkombëtare në dhjetor. Në dhjetor ne kemi garën ndërkombëtare për elektrifikimin e hekurudhës dhe ne kemi komponentin e fundit i cili ka të bëjë me operimin e hekurudhave”, tha Balluku.

Sipas Ballukut në periudhën 2025-2030 do të jetë fokus ngritja e kapaciteteve njerëzore, nga ku do duhet t’i përgjigjen nevojave si operimi, mirëmbajtja, planifikimi etj., pasi projektet hekurudhore do të jenë në shtim.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat