Shqipëria Postuar më 18 Tetor 2024, 18:19

Gati projektligji për njohjen e punësimit në ish-kooperativa/ Çfarë është parashikuar për efektet e pensioneve në ish-ndërmarrjet shtetërore?

Nga SCAN TV
Gati projektligji për njohjen e punësimit në ish-kooperativa/

Diamila Leka/ SCAN

Në konsultime publike është publikuar projektligji i cili ka për qëllim njohjen si periudhë sigurimi, për efekt pensioni në sistemin e sigurimeve shoqërore, të periudhave të punësimit në institucionet shtetërore, në ish-ndërmarrjet shtetërore, në ish-ndërmarrje bujqësore dhe në ish-kooperativat bujqësore.

Sipas projektligjit, personat kanë të drejtën për të kërkuar njohjen si periudhë të përgjithshme sigurimi. Por si është parashikuar që të bëhet njohja si periudhë sigurimi?

Referuar projektligjit, njohja si periudhë sigurimi bëhet sipas deklaratës së kërkuesit, respektivisht me ditë, muaj ose vite të plota pune si dhe me kusht që gjatë periudhës së deklaruar kërkuesi i cili ka qenë me vendbanim në fshat ku ushtronte aktivitetin ish-Kooperativë Bujqësore dhe nuk ka qenë duke vuajtur dënimin me heqje lirie.

Efektet financiare të zbatimit të këtij ligji përbëjnë pjesë organike të sistemit të pensioneve dhe përballohen sipas parashikimit për cdo vit në buxhetin vjetor për pensione të Sigurimeve Shoqërore.

Ndërkohë sipas analizës financiare kosto e shtuar, në vitin e parë të zbatimit, rezulton rreth 40 milion lekë. Gjithashtu në vlerësim të kohës mesatare të gëzimit të pensionit prej 15 vitesh kosto për këta përfitues si rezultat i përfitimit nga ky ligj është rreth 600 milion lekë.

Në vlerësim të kostove vjetore të shtuara për kategoritë e përfitimit nga ky ligj efekti total i kostove të shtuara vit pas viti deri në 16 vite rezulton në rreth 5 miliard lekë.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat