Sektori call center humbet “shkëlqimin” - Ulet numri me 50%, tkurrje edhe numri i punonjësve

Hamit Yzeiraj / SCAN
Numri i të punësuarve në kompanitë që ofrojnë shërbime telefonike po vazhdon të bjerë. Sipas të dhënave, gjatë vitit të kaluar, numri i punonjësve në zyrat e call center arriti gati 10 mijë.
Në krahasim me vitet e kaluara, ky tregues ka pësuar rënie të konsiderueshme prej rreth 30% në krahasim me vitin 2022 dhe rreth 90% në krahasim me vitin 2018, kur sektori përjetoi shkëlqimin e tij më të madh me mbi 19,400 punësime. Nga 850 subjekte call center që ishin aktivë para një dekade, sot numri i tyre është reduktuar në vetëm 433, duke shënuar rënie prej rreth 50%.
Arsyet kryesore të kësaj uljeje drastike, lidhen me faktin se shumica e shërbimeve ofrohen në gjuhën italiane, ndërsa për eskspërtët brezat e rinj që vijnë në kryeqytet për të ndjekur studimet e larta, nuk janë shumë të familjarizuar me këtë gjuhë, krahasuar me individët e disa viteve më parë.
Megjithatë, shumë studentë që mbërrijnë në Tiranë e shohin punësimin në këto kompani, si mundësinë e vetme për punësim, kjo për shkak të fleksibilitetit të orareve për t'u kombinuar me studimet e tyre.
Sektori call center mori zhvillim pas vitit 2010, pasi kompanitë italiane e transferuan aktivitetin e tyre në Shqipëri, duke shfrytëzuar koston e lirë të fuqisë punëtore dhe njohuritë e gjuhëve të huaja.
Sondazh

Rritja ekonomike 3.9% për Kosovën - Bellaqa: Pozitive, por duhet të zgjerohet tregu
Alida Lula / SCAN Banka Botërore ka parashikuar se rritja ekonomike për Kosovën për vitin 2024 do të jetë 3.8%, ndërkaq tredi i rritjes do të vazhdojë......

Gati projektligji për njohjen e punësimit në ish-kooperativa/ Çfarë është parashikuar për efektet e pensioneve në ish-ndërmarrjet shtetërore?
Diamila Leka/ SCAN Në konsultime publike është publikuar projektligji i cili ka për qëllim njohjen si periudhë sigurimi, për efekt pensioni në sistemin e......

Efikasiteti i energjisë: A janë shtëpitë e BE-së gati për dimër?
Edel Strazimiri / SCAN Në vitin 2023, 25.5% e popullsisë së BE-së të moshës 16 vjeç e lart jetonte në një shtëpi në të cilën efikasiteti i energjisë......

BQE pritet të vijojë me ulje të mëtejshme të normave - Euro mbetet i ekspozuar ndaj rënieve të reja!
Edel Strazimiri / SCAN Ekonomistët dhe analistët e tregut janë në një marrëveshje të gjerë që Banka Qendrore Europiane (BQE) do të vazhdojë të ulë......

Ndërtimi i hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës - Zv/kryeministrja Balluku inspekton punimet: Në nëntor nis ndërtimi i stacioneve
Diamila Leka/ Scan Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka inspektuar punimet në kantierin e......

Rriten eksportet drejt Azisë - Tregtarët shqiptarë, drejt vendeve ku kursi i këmbimit është i qëndrueshëm
Hamit Yzeiraj/SCAN Edhe pse zhvlerësimi i euros ka goditur tregtarët shqiptarë, të cilët kryesisht eksportojnë mallra në vendet e Bashkimit Europian,......

Biznese online me mallra kontrabandë - Policia, kontrolle në Tiranë, Krujë dhe Durrës. Arrestohen 4 persona
Ernilda Luzi/ Scan Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë bën me dije, se katër persona janë arrestuar pasi akuzohet se shisnin mallra kontrabandë online.......

Hapet “loja” për buxhetin 2025 - Cilat sektorë do të kenë prioritet në financim?
Elisabeta Dosku/ SCAN Ministria e Financave ka nisur punën për hartimin e projektbuxhetit dhe paketës fiskale për vitin 2025, për të cilin pritet të......