Kroacia do të rrisë pagën minimale me 15% - Masat e qeverisë përfshijnë pensionet, mbështetje për familjet me fëmijë

Kristi Ceta/SCAN
Kroacia planifikon të rrisë pagën minimale me 130 euro, duke e çuar në 970 euro që nga 1 janari i 2025, tha kryeministri Andrej Plenkoviç. Shuma e pagës minimale neto do të rritet me rreth 80 euro, nga 670 e sivjetshme në 750 euro, ose me 15 për qind, ka vendosur qeveria kroate.
Plenkoviç tha në parlament se paga mesatare neto duhet të arrijë në 1,600 euro deri në fund të këtij mandati. Ai e filloi mandatin e tij të tretë 4-vjeçar si kryeministër i Kroacisë në maj dhe ka qenë në krye të qeverisë që nga tetori i vitit 2016.
Paga mesatare mujore neto e Kroacisë arriti në 1,315 euro në korrik, 12.7% më shumë se vitin e kaluar në terma realë, sipas të dhënave të fundit nga zyra e statistikave të vendit.
Në vend ka rreth 100,000 njerëz që kanë pagë minimale dhe vendimi i qeverisë synon të përmirësojë të ardhurat e tyre, shtoi Plenkoviç.
Kryeministri njoftoi gjithashtu planet për të ndryshuar formulën e indeksimit të pensioneve në një raport 85:15, duke reflektuar një indeks më të favorshëm midis atij të çmimeve të konsumit dhe treguesit nominal të pagës mesatare mujore bruto.
Qeveria planifikoi gjithashtu masa shtesë për familjet me fëmijë. Vitet e shërbimit të nënave do të rriten me 6 deri në 12 muaj për çdo fëmijë të lindur ose të birësuar, si dhe do të vendoset një bonus vjetor, tha Plenkoviç.
Nga 1 janari, bonuset për fëmijët e porsalindur do të rriten me 100%, nga 309 euro në 618, deklaroi ai.
Sondazh

“Derregullimi, thjeshtim dhe përmirësim shërbimesh’’ - Ministrja Ibrahimaj: Do të evitohen procedurat burokratike
Ernilda Luzi/ Scan Miratimi i disa Vendimeve në Këshillit e Ministrave (VKM) nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve, si pjesë e procesit të......

“BE, gati për t’u shkëputur nga gazi rus” - Komisionerja e Energjisë njofton diversifikimin e burimeve të furnizimit
Kristi Ceta/SCAN Komisionerja e Bashkimit Evropian (BE) për Energjinë Kadri Simson njoftoi se blloku është i gatshëm për mundësinë e shkëputjes nga gazi rus......

Gjermania, masa për të përforcuar industrinë e erës - Synohet siguria kibernetike, reduktimi i varësisë nga përbërësit kritikë
Kristi Ceta/SCAN Gjermania planifikon të prezantojë masa që synojnë të nxisë industrinë vendase të erës, tha Ministria e Ekonomisë, mes shqetësimeve......

“Rritja e përdorimit të kondicionerëve rrezikon rrjetet globale” - IEA, e shqetësuar për ndikimin e madh që do të prekë sektorin e energjisë
Kristi Ceta/SCAN Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) ka paralajmëruar se rritja e madhe e përdorimit të kondicionerëve do të ketë një nga ndikimet......

Sektori call center humbet “shkëlqimin” - Ulet numri me 50%, tkurrje edhe numri i punonjësve
Hamit Yzeiraj / SCAN Numri i të punësuarve në kompanitë që ofrojnë shërbime telefonike po vazhdon të bjerë. Sipas të dhënave, gjatë vitit të kaluar,......

Rritja ekonomike 3.9% për Kosovën - Bellaqa: Pozitive, por duhet të zgjerohet tregu
Alida Lula / SCAN Banka Botërore ka parashikuar se rritja ekonomike për Kosovën për vitin 2024 do të jetë 3.8%, ndërkaq tredi i rritjes do të vazhdojë......

Gati projektligji për njohjen e punësimit në ish-kooperativa/ Çfarë është parashikuar për efektet e pensioneve në ish-ndërmarrjet shtetërore?
Diamila Leka/ SCAN Në konsultime publike është publikuar projektligji i cili ka për qëllim njohjen si periudhë sigurimi, për efekt pensioni në sistemin e......

Efikasiteti i energjisë: A janë shtëpitë e BE-së gati për dimër?
Edel Strazimiri / SCAN Në vitin 2023, 25.5% e popullsisë së BE-së të moshës 16 vjeç e lart jetonte në një shtëpi në të cilën efikasiteti i energjisë......