Bota Postuar më 25 Tetor 2023, 10:44

Shtetet amerikane padisin META - Akuza për dëmtim të shëndetit mendor tek të rinjtë

Nga SCAN TV
Shtetet amerikane padisin META - Akuza për dëmtim të

Dhjetra shtete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po padisin platformën Meta dhe njësinë e saj në Instagram, duke i akuzuar se kanë nxitur një krizë të shëndetit mendor të të rinjve duke i bërë platformat e tyre të mediave sociale të krijojnë varësi tek kjo grupmoshë.

Në ankesën e dorëzuar, prokurorët e përgjithshëm të 33 shteteve, duke përfshirë Kaliforninë dhe Nju Jorkun, thanë se Meta, e cila gjithashtu ka në pronësi Facebook, mashtronte vazhdimisht publikun për rreziqet e platformave të tij dhe qëllimisht nxit fëmijët dhe adoleshentët në përdorimin e rrjeteve sociale duke i krijuar atyre varësi.

Ankimimi në Kaliforni thekson se Meta ka shfrytëzuar teknologji të fuqishme dhe të paprecedentë për të joshur, angazhuar dhe përfundimisht të fusë në grackë të rinjtë dhe adoleshentët dhe arsyeja e vetëm e kësaj është fitimi.

Fëmijët kanë qenë prej kohësh një demografi tërheqëse për bizneset, të cilat shpresojnë t'i tërheqin ata si konsumatorë në moshat kur mund të jenë më ‘të manipulueshëm’ dhe të forcojnë besnikërinë ndaj markës.

Për Meta-n, konsumatorët më të rinj mund të ndihmojnë në sigurimin e më shumë reklamuesve që shpresojnë se fëmijët do të vazhdojnë të blejnë produktet e tyre ndërsa rriten.

Por shtetet amerikane thanë se hulumtimi ka lidhur përdorimin e fëmijëve të platformave të mediave sociale të Metës me depresionin, ankthin, pagjumësinë, përkeqësimin e mbarëvajtjes në shkollë, atë në jetën e përditshme dhe shumë rezultate të tjera negative. Meta tha se kjo padi ishte zhgënjyese.

Tetë shtete të tjera të SHBA-së dhe Uashingtoni po ngrenë padi të ngjashme kundër Metës, duke e çuar numrin total të autoriteteve që marrin masa kundër kompanisë në 42.

Dorina Kurtaj /SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 25 Tetor

Sa këmbehen sot valutat kryesore?!

Dollari amerikan blihet sot me 99.4 lekë dhe shitet me 100.4 lekë duke rikuperuar pikë nga nëj ditë më parë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat