Bota Postuar më 24 Tetor 2023, 19:12

Bursat europiane tentojnë rimëkëmbjen - Blerjen sugjerojnë se ekonomia e Eurozonës po shkon drejt recesionit

Nga SCAN TV
Bursat europiane tentojnë rimëkëmbjen - Blerjen sugjerojnë

Bursat europiane kanë tentuar rimëkëmbjen në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët po presin të dhënat që do të publikohen në Europë dhe në SHBA. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 po qëndron në rritje me 0.2%, ndërsa sektori minerar kryeson fitimet, në rritje me 1.6%, ndërsa sektori i automjeteve realizon humbjet më të mëdha, në rënie me 1%.

Në sektorin bankar, Barclays ka humbur rreth 6% të vlerës, pasi fitimet tremujore rezultuan poshtë parashikimeve të analistëve. Fitimi neto ishte 1.27 miliardë paund apo 1.56 miliardë dollarë, për tremujorin e tretë të vitit, por të ardhurat e bankës së investimeve u ngadalësuan.

Të dhënat në Eurozonë treguan se Indeksi i Blerjeve Manaxheriale për tetorin shënoi një rënie surprizë, duke shtuar mundësitë për një recesion. Ky indeks ra në 46.5 pikë në tetor, nga 47.2 pikë që ishte në shtator, duke prekur nivelin më të ulët që nga nëntori i vitit 2020. Edhe tregjet në rajonin e Azi-Paqësorit u rritën lehtë në sesionin e sotëm.

Ndërkohë, Fondi gjigant sovran i Norvegjisë raportoi një humbje prej 2.1% në tremujorin e tretë, pasi të gjitha klasat e aktiveve kishin rënë në vlerë. Fondi prej 1.4 trilionë dollarë, më i madhi në botë, raportoi humbje prej 374 miliardë korona norvegjeze apo 34 miliardë dollarë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat