Bota Postuar më 24 Tetor 2023, 18:26

Bitcoin ngjitet drejt 34,500 USD - Shtohet zërat për miratimin e një ETF-je në SHBA

Nga SCAN TV
Bitcoin ngjitet drejt 34,500 USD - Shtohet zërat për miratimin e

Tregu i kriptomonedhave është rritur ndjeshëm në sesionin e sotëm, me bitcoin është është ngjitur në mbi 34 mijë dollarë, nivelin më i lartë që nga maji i vitit të kaluar. Kriptot janë mbështetur nga një ndjenjë pozitive se shumë shpejt do të miratohen aplikacionet e një Fondi të Tregtueshëm në Shkëmbim (ETF).

Kriptomonedha më e madhe në botë ka fituar rreth 9% të vlerës dhe i është drejtuar nivelit të 34,500 dollarëve. Ether, kriptomonedha e dytë më e madhe në botë, ka prekur nivelin më të lartë që nga gushti i këtij viti dhe po tregtohet në mbi 1800 dollarë. Zërat për një fond ETF janë shtuar shumë në kohët e fundit, sidomos pasi një gjykatë vendosi në favor të kompanisë Grayscale, që manaxhon asetet e fokusuara në kripto.

Grayscale kërkon nga Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimeve në SHBA, që të kthejë Grayscale Bitcoin Trust në një fond të Tregtueshëm në Shkëmbim (ETF). Javën e kaluar, Komisioni i Letrave me Vlerë refuzoi ta apelojë çështjen, dhe kjo bëri që investitorët të besojnë se shumë shpejt një fond i tillë do të miratohet.

Një Fond i Tregtueshëm në Shkëmbim në bitcoin do t’i japë mundësi investitorëve të ekspozohen ndaj lëvizjeve të çmimit të bitcoin, por pa e zotëruar direkt këtë kriptomonedhë. Bitcoin konsiderohet si një aset shumë i paqëndryeshëm dhe ecuria është shumë e vështirë për t’u parashikuar.

Edhe institucionet më të mëdha financiare, si BlackRock kanë kanë bërë presion për ETF-të në bitcoin dhe kanë dorëzuar aplikacione për të shitur asete të tilla, duke i portretizuar ato si opsione më të sigurta investimi në krahasim me investimet direkte të kriptove.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat