Shqipëria Postuar më 24 Tetor 2023, 14:18

Kërkime për mineralin e litiumit - Balluku fton investitorët e huaj: Sektori minerar ka nevojë për reformim

Nga SCAN TV
Kërkime për mineralin e litiumit - Balluku fton investitorët e

Zgjerim i sektorit minerar edhe për minerale të reja dhe të kërkuara nga tregu, sikurse është litiumi. Gjithçka u bë me dije nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë një tryeze diskutimi me profesorë dhe ekspertë të fushës minerare, duke ftuar investitorët e huaj të zgjerojnë aktivitetin e tyre në këtë drejtim.

Sipas Ballukut, sektori minerar duhe t’i nënshktorhet reformës, duke synuar investime të mëdha dhe jo të fragmentuara.

Ndërkaq, brenda vitit pritet të hapet Qendra Rajonale e Institutit Europian të Teknologjisë dhe Informacionit të Lëndëve të Para, që do vendoset në Elbasan.

Gjatë diksutimeve, ministrja kërkoi riaktivizimin e njësive të kërkimit në fushën minerare.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat