31.5% e mjeteve "ngelin në klasë" - Rritet norma e makinave që nuk kalojnë testin e kontrollit teknik
Sipas raportit të publikuar nga DPSHTRR, raport ky që i referohet periudhës Janar-Shtator 2023 mbi kontrollin teknik të mjeteve, rezulton se i janë nënshtruar testimit 186,174 mjete gjithsej, ku 31.5% nuk e kaluan testin e kontrollit teknik. Krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë është shënuar një rritje e numrit të mjeteve që nuk kanë kaluar testimim. Përgjatë periudhës Janar-Shtator të vitit 2022 nuk e kaluan testin 30.7% e mjeteve, pra rritja shënohet me 0.8 pikë përindje.
“Scan Intel” ka analizuar mjetet e testuara gjatë kësaj periudhe sipas tipit të tyre ku rezulton se janë paraqitur për testim rreth 147 mijë automjete, 21 mijë kamionë, 9 mijë motomjete, 5 mijë autobusë, 4 mijë rimorkio dhe 750 mjete ndërtimi. Sipas llogaritjeve konstatojmë se peshën më të madhe e zënë kategoritë “Automjete” dhe “Kamion” përkatësisht me 79.1% dhe 11.1%.
Raporti gjithashtu vë në dispozicion të dhëna mbi mjetet që janë refuzuar, ritestuar apo janë në pritje për t'u paraqitur, ku rezulton se 121 mjete janë refuzuar për shkak të problematikave me odometrin, 55,763 mjete janë ritestuar pas rregullimeve që kanë kryer, dhe 2,814 mjete janë në pritje për t’ju nënshtruar ritestimit. Ndërkohë, si arsye kryesore të refuzimeve renditen: defekti visual, sistemi i shkarkimit të gazrave, sistemi i drejtimit dhe sistemi i frenimit, ku shprehur në përqindje 46%, 29%, 12% dhe 13% e mjeteve totale kanë hasur problematikat e mësipërme.
Testimi i mjeteve është shpërndarë në qarqe të ndryshme të vendit, ku 34% e testimeve janë realizuar në Tiranë, më pas renditet Durrësi me 13.6%, Fieri me 10% dhe Shkodra me 7%. Ndërkohë më pak testime janë kryer në qarkun e Kukësit , Gjirokastrës dhe Dibrës përkatësisht 2.4%, 2.2% dhe 1.9%. Shifrat tregojnë se 4,500 mjete në moshë mesatare mbi 22 vjeçare janë të çrregjistruara përgjithmonë.
Armela Duka/SCAN

Shqipëria ndryshon hartën sizmike! Ndryshojnë edhe standardet e ndërtimit- Sizmologu Edmond Dushi tregon në 'SCAN Live' se cilat janë zonat me të rrezikuara
Shqipëria do të ketë pas pak javësh hartën e re sizmike. Kjo u bë e ditur në SCAN Live nga sizmiologu Edmond Dushi ndërsa foli për nismën e re për sigurimin e......

Hoteli i parë hapësinor në botë do të hapet në vitin 2027! (FOTOT)
Mendimi është i Above Space (dikur Asambleja Orbitale) dhe hoteli do të ‘notojë’ mbi atmosferën e Tokës. Ky nuk është as për astronautët, hoteli është......

Emigracioni në vendet e OECD-së kap shifra rekord: Rreth 6.1 milionë të ardhur të rinj në vitin 2022!
Emigrimi drejt vendeve të OECD arriti nivele të paprecedentë në vitin 2022, sipas një raporti të ri të publikuar të hënën. Vitin e kaluar, rreth 6.1 milionë......

Një nga qytetet më të ngarkuara të Europës dëshiron të ndalojë lëvizjen e makinave nga qendra e tij!
Nivelet e ndotësve në ajrin e Milanos janë pothuajse katër herë më shumë se sasia e sigurt. Milano, një nga qytetet më të ngarkuara të Italisë, ka propozuar......

BE: Nevojitet taksa për miliarderët për të trajtuar pabarazitë!
Një taksë minimale globale për miliarderët e barabartë me 2% të pasurisë së tyre mund të rrisë afër 250 miliardë dollarë (rreth 235.6 miliardë euro), vlerësoi......

Banka e Izraelit mban normën bazë të interesit të pandryshuar pavarësisht luftës!
Pavarësisht ekonomisë së tronditur nga lufta, Banka Qendrore e Izraelit e ka mbajtur normën bazë të interesit në 4.75%. Banka e Izraelit mbajti të......

Historia se si Lituania ‘e vogël’ u përball me superfuqinë globale, Kinën!
Nëse keni qenë në Tajvain gjatë vitit 2021, nuk mund të mos keni vënë re fushatën e qeverisë në mediat sociale për të promovuar recetat e koktejeve me bazë......

IEA: Tranzicioni në energjinë e pastër tani është ‘i pandalshëm’!
Kërkesa për lëndë djegëse fosile mund të arrijë kulmin deri në fund të dekadës, por bota duhet të qëndrojë prapa tranzicionit të energjisë së pastër për të......