Shqipëria ndryshon hartën sizmike! Ndryshojnë edhe standardet e ndërtimit- Sizmologu Edmond Dushi tregon në 'SCAN Live' se cilat janë zonat me të rrezikuara

Shqipëria do të ketë pas pak javësh hartën e re sizmike. Kjo u bë e ditur në SCAN Live nga sizmiologu Edmond Dushi ndërsa foli për nismën e re për sigurimin e detyrueshëm nga tërmetet. Dushi tha se harta e re e aktivitetit sizmik do të publikohet sëbashku me raportin përkatës këtë fundvit.
“Instituti i Gjeoshkencave ka pasur një seri bashkëpunimesh dhe e fundit që pritet të mbarojë këtë fundvit është një projekt që ne kemi gati 1 vit që punojmë me Global Earthquake Model dhe ky bashkëpunim po finalizon një hartë më të fundit i cili është edhe një studim gjithëpërfshirës i rrezikut sizmik në territorin e Shqipërisë, e cila do të jetë një bazë për të paktën një dekadë për ndërtime të sigurta apo për të bazuar kodet e reja apo për të bazuar çdo lloj studimi që lidhen me impaktin që ka dukuria sizmike mbi jetën socio-ekonomike në Shqipëri”, u shpreh Dushi.
Harta e re e aktivitetit sizmik do të përdoret si referencë për ndërtimet e reja dhe për planifikimet urbane.
Duke folur për rrezikun që vendi ynë ka ndaj tërmeteve Dushi u shpreh se bazuar në studimet e fundit të kryera Shqipëria është një ndër vendet më të rrezikuara të rajonit për faktin se i gjithë rajoni jonë është një rajon tektonik i cili është aktiv në aspektin sizmik për shkak të pozicionimit të tij në kontaktin e pllakave tektonike.
N.XH.SCAN
Sondazh

Hoteli i parë hapësinor në botë do të hapet në vitin 2027! (FOTOT)
Mendimi është i Above Space (dikur Asambleja Orbitale) dhe hoteli do të ‘notojë’ mbi atmosferën e Tokës. Ky nuk është as për astronautët, hoteli është......

Emigracioni në vendet e OECD-së kap shifra rekord: Rreth 6.1 milionë të ardhur të rinj në vitin 2022!
Emigrimi drejt vendeve të OECD arriti nivele të paprecedentë në vitin 2022, sipas një raporti të ri të publikuar të hënën. Vitin e kaluar, rreth 6.1 milionë......

Një nga qytetet më të ngarkuara të Europës dëshiron të ndalojë lëvizjen e makinave nga qendra e tij!
Nivelet e ndotësve në ajrin e Milanos janë pothuajse katër herë më shumë se sasia e sigurt. Milano, një nga qytetet më të ngarkuara të Italisë, ka propozuar......

BE: Nevojitet taksa për miliarderët për të trajtuar pabarazitë!
Një taksë minimale globale për miliarderët e barabartë me 2% të pasurisë së tyre mund të rrisë afër 250 miliardë dollarë (rreth 235.6 miliardë euro), vlerësoi......

Banka e Izraelit mban normën bazë të interesit të pandryshuar pavarësisht luftës!
Pavarësisht ekonomisë së tronditur nga lufta, Banka Qendrore e Izraelit e ka mbajtur normën bazë të interesit në 4.75%. Banka e Izraelit mbajti të......

Historia se si Lituania ‘e vogël’ u përball me superfuqinë globale, Kinën!
Nëse keni qenë në Tajvain gjatë vitit 2021, nuk mund të mos keni vënë re fushatën e qeverisë në mediat sociale për të promovuar recetat e koktejeve me bazë......

IEA: Tranzicioni në energjinë e pastër tani është ‘i pandalshëm’!
Kërkesa për lëndë djegëse fosile mund të arrijë kulmin deri në fund të dekadës, por bota duhet të qëndrojë prapa tranzicionit të energjisë së pastër për të......

Litiumi i jep Iranit një rol të ri gjeopolitik - Zbulimi i një rezerve të madhe mund të ndryshojë ekuilibrat në Lindjen e Mesme
Irani njoftoi se kishte zbuluar një rezervë të madhe litiumi në Hamedan, ndërsa procesi i nxjerrjes së metalit do të nisë brenda dy viteve të ardhshëm. Rezerva......