Bota Postuar më 24 Tetor 2023, 11:02

Litiumi i jep Iranit një rol të ri gjeopolitik - Zbulimi i një rezerve të madhe mund të ndryshojë ekuilibrat në Lindjen e Mesme

Nga SCAN TV
Litiumi i jep Iranit një rol të ri gjeopolitik - Zbulimi i një

Irani njoftoi se kishte zbuluar një rezervë të madhe litiumi në Hamedan, ndërsa procesi i nxjerrjes së metalit do të nisë brenda dy viteve të ardhshëm. Rezerva përmban 8.5 milionë ton litium, duke e bërë atë të dytën më të madhe në botë pas Kilit, që mban 9.2 milionë ton metal.

Sipas analistëve, zbulimi i rezervës së litiumit iranian mund të sjellë ndryshime tektonike në ekuilibrin e fuqisë në rajon e më gjerë dhe t'i japë Teheranit një avantazh të paprecedentë gjeopolitik dhe ekonomik.

Gjithashtu, thuhet se Teherani do të kontrollojë rreth 10% të rezervave të njohura të litiumit në mbarë botën, të cilat arrijnë në 89 milionë ton.

Zbulimi pritet të jetë një shpëtim për ekonominë e vendit. Irani po përballet me probleme serioze ekonomike pasi monedha e tij po zhvlerësohet vazhdimisht.

I izoluar nga sistemi financiar global, Irani vazhdon të përballet me sanksione nga vendet perëndimore që akuzojnë Teheranin për furnizimin e Rusisë me armë të përdorura në luftën e saj në Ukrainë.

Për sa i përket tregut global të litiumit, një shtesë e tillë në rezervat e njohura globale mund të rrisë dhe më shumë çmimet, në varësi të aftësisë së Iranit për të eksportuar.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat